Albin Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985: Prindërit e admironin doktor Bujarin

12 Qershor 2025, 18:24Rajoni TEMA
Albin Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeç kur e ka takuar për herë të parë ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili dy ditë më parë ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, shkruan Gazeta Express.

Kurti në deklarimin e tij, ka thënë se ish-kryeministrin Bukoshi e kishte takuar në vitin 1985, pasi që prindërit e tij kishin organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operacionin e babait të tij në Spitalin e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, ka theksuar se prindërit e tij e admironin Bukoshin, porse edhe ai kishte admirim për të.

‘‘Unë personalisht Dr. Bujarin e kam takuar për herë të parë në jetë në moshën time 10-vjecare. Ka qenë viti i largët 1985 atëherë kur prindërit e mi patën organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operacionin e babait tim në Spitalin e Prishtinës pas shpërthimit të idhëzës. 

Kurrë nuk e harroj admirimin që kishin prindërit e mi për Dr. Bujarin e Dr. Zanën, por njëkohësisht unë kisha edhe një admirim shtesë; sa fëmijëror, ndoshta edhe kombëtar. Më pëlqenin emrat e këtyre dy doktorëve, që prindërit e mi i admironin si profesionist të shquar shqiptar; Bujar dhe Zana. Unë do të dëshiroja që edhe prindërit e mi të kishin aso emra shqip, por isha veçse 10 vjeç atëbotë’’, ka deklaruar ai. 

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    NA SHKRIVE DELLN E BITHES O ALBIN!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Si Populli edhe mbreti.Atë meriton edhe Kosova.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje