Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se të luftosh për të jetuar do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje

12 Qershor 2025, 14:35Rajoni TEMA
Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se

Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bujar Bukoshi, foli për dimensionin njerëzor të babait të saj, i cili vdiq të martën në moshën 78-vjeçare.

Ajo tha se doktori kirurg, si baba, bashkëshort dhe si gjysh, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejt dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin tonë”.

“Po aq ishte mbështetës, plot dashuri dhe me humor kur ishte te ne në shtëpi”, tha ajo.

Shota Bukoshi tha se vitet e fundit, kur ish-kryeministri po përballej me një sëmundje të rëndë, njohën një tjetër dimension të tij.

“Në vitet e fundit kur ai u përball me një sëmundje të rëndë, ne njohëm edhe një baba tjetër: luftëtarin që sfidonte sëmundjen me të njëjtën vendosmëri me të cilën përballonte vështirësitë që i sillte politika.

Deri në fund të jetës së tij, ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje dhe të mos tërhiqesh përballë asnjë pengese”.

Ajo i falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan Bukoshin dhe familjen e tij në këto kohë.

“Në dhimbjen tonë, është një ngushëllim i madh të shohim se vepra e tij dhe kontributi i tij po vlerësohen”, tha Shota Bukoshi.

 

3 Komente

  1. U
    UCK

    na keni rrujt karin me kete bukoshin 1 jave

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Ca o kjo rrace perverse arabe.....burre osht a gru!?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ti je copë muti me lesh

        1 copë mut si ti mbetet 1 copë mut.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje