Kosova “djeg” paratë e BE - Kriza politike rrezikon humbjen e 250 milionë eurove nga plani i rritjes

21 Maj 2026, 15:50Rajoni TEMA
Kosova “djeg” paratë e BE -  Kriza politike rrezikon humbjen e

Kosova rrezikon të humbasë rreth 250 milionë euro nga Plani i rritjes i Bashkimit Europian për shkak të krizës politike dhe mospërmbushjes së procedurave në afatet e caktuara kohore.

Në kushtet politike ku ndodhet, Kosova rrezikon të humbë mbi 90 milionë euro nëse deri në fund të qershorit nuk raporton në Bruksel se i ka përmbushur hapat e caktuar.

Vetëm gjashtë muaj më vonë Kosovës do t’i skadojë një afat tjetër dhe mundësitë që Kosova të humbë pastaj edhe mbi 160 milionë euro janë të mëdha.

Po t’i përmbushë kushtet deri në fund të qershorit, që duket shumë e vështirë, nëse jo e pamundur në rrethanat politike në Kosovë dhe procesin zgjedhor, atëherë afati për dorëzimin e kërkesës për pagesë është 15 korriku.

Humbja e një pjese të madhe të parave, nëse jo të gjitha, duket e pashmangshme, pasi për disa nga kushtet që kërkohen duhet përfshirje edhe e Parlamentit të Kosovës në vendimmarrje.

Vështirë se Kosova mund ta konstituojë Kuvendin para fundit të qershorit për t’i përmbushur kushtet e kërkuara, kështu që ato mjete mund të konsiderohen që tashmë të humbura…

Të mërkurën, Komisioni Evropian miratoi pagesat për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në një shumë të përbashkët prej afro 160 milionë euro.

62 milionë euro që tashmë ka marrë Kosova janë nga parafinancimi dhe për to ka mjaftuar ratifikimi i marrëveshjeve në Kuvend.

Bosnja e Hercegovina mbetet i vetmi vend i cili nuk ka marrë asnjë cend nga Plani i Rritjes, ndërsa për Serbinë fondet mbeten ende pezull.

4 Komente

  1. R
    Rrup Tupi

    Askush nuk duhet të shqetësohet pse Kosova nuk i merr fondet e zhvillimit të BE-së. Askush nuk duhet të shqetësohet se Kosova ka mbetur vendi më i varfër i Europës. E rëndësishme është që populli i Kosovës dhe diaspora që jeton në BE janë të lumtur që udhëhiqen nga Albini që i pengon financimet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bashkimi për drejtësi

      JOOOO assesi Kosova e para 6 viteve por kjo e 6 viteve të fundi po djeg e përvolën qytetarët me veprimet analfabetëve funksional që po i bëjnë Kosovës duke vazhduar avazin për të kapur e shkallmuar pushtetin. VV dhe kreu i saj i duartrokasin varfërisë, sanksioneve, izolimit, humbjeve, plaçkitjeve, nepotizmit, dhunës nepotizmit, anarkisë etj. pushtetarëve nuk u ha palla, Qytetaret paguajmë taksa enorme dhe marrin paga dhe pensione të mjerueshme edhe jetojnë në vendim më varfër në Evropë. Pushtetarët luftojnë për kolltukë dhe interesohen vetëm për pushtet.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Bravo Kurti. Lerojua sa me thelle koqevareve qe e lane Kosoven ne duart e ca qelbesirave serbe te VV.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hradal -mustardë pollitik VV G A,

          Tash e 6 vite çdo 4 – 6 muaj kemi fushata “zgjedhore” kemi fushata të nxehtë nga analfabetet funksional të sistemit totalitar kundër demokracisë. Organizojmë dhe zhvillojmë fushata pista korruptive kanë kapur pushtetin duke blerë vota me taksat tona për ta burokratizuar – autokratizuar pushtetin dhe po e mbysin demokracinë. Jetojmë me varfëri në shtetin më të varfër të Evropës i cili çdo ditë po fundoset në mjerim. Po jetojmë me izolim, sanksione, nepotizëm, dhunë politike, varfëri etj, etj. Çmimet gjatë këtyre 6 viteve janë 1-3- herë më të larta apo deri /300 %/ e thuhet 7,5% inflacion. Gënjeshtra dhe manipulimi i këtij pushtetin e aktual të VV – Guxo dhe Alternatives po shkallmona jetën e qytetareve. Bota demojkartike jep 1 MILIARD e ju i bllokoni kurse nga parat tona jepni vitra. Pa rritje pagash e pensionesh, me shëndetësi, arsim e standard niveli të ultë po rropatemi me jetën, Tash përsëri për të satën herë shpërblejnë vetin me paga të Larta dhe me pagën e 13-të, me subvencione dhe shpërblime të ndryshme për familjar e të korruptuar. Për të satën herë /me para tona/ jepini /VITRA 100 Euro/, që bije rreth 3.6 euro në ditë brenda viti apo sa për një pako cigare. Kjo nuk është ndihmë por BLERJE VOTE e pa dinjitet dhe kundërligjshme. Ato para duhet ti marrin sepse janë para të grabitura nga NE e nuk janë TUAJAT. Mos na plaçkitni dhe mos tregoni mëshirë me para tona.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje