Debati në Kosovë është ndezur sërish teksa afrohen zgjedhjet e 7 qershorit, të tretat në më pak se 16 muaj, pasi Glauk Konjufca, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e saj që nga themelimi, rreth dy dekada më parë, u filmua duke përdorur termin “frizerkë” (parukiere) për ish-presidenten Vjosa Osmani, një etiketim që prej kohësh përdoret nga militantë të Vetëvendosjes ndaj saj.
Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe hapi menjëherë diskutim për gjuhën ndaj grave në politikë, por edhe për raportin e tensionuar mes Osmanit dhe ish-aleatëve të saj në VV. Në pamjet që qarkulluan në rrjet, Konjufca dëgjohet duke thënë: “Qyre kur jena te frizerkat…”, ndërsa në tavolinë shpërthejnë të qeshurat.
Pas reagimeve të shumta, ai reagoi në Facebook duke thënë se nuk kishte pasur qëllim ta përdorte termin në mënyrë ofenduese dhe tentoi t’ia kalojë përgjegjësinë personit që ia përmendi gjatë bisedës, të cilin e quajti “pseudogazetar”.
Shumë figura publike dhe politike e konsideruan deklaratën si gjuhë seksiste ndaj një gruaje në politikë.
“Më vjen keq që ka rënë në këtë grackë të agjendës propagandistike të LVV, pra më e dhimbshme që aty kishte gra të tjera që buzëqeshnin bashkë me të. Është gjuhë seksiste, dhe më vjen keq që një nga përfaqësuesit kryesorë të një partie politike që ia kanë mveshur vetes se janë mbrojtës të të drejtave të grave”, tha kandidatja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Një reagim në rrjete sociale e bëri edhe kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fahrije Hoti.
“Sot sulmohen ‘frizerkat’, nesër çdo grua që guxon të punojë, të ndërtojë dhe të ecë përpara. Kosova nuk ecën përpara duke nënçmuar gratë!”u shpreh ajo
Vlora Çitaku nga PDK reagoi duke thënë se nuk ka punë të turpshme dhe se problemi është përdorimi i profesionit si mënyrë për të nënçmuar dikë.
“E kur përdoret nga një politikan si mjet për ta sulmuar e nënçmuar një grua tjetër, atëherë bëhet edhe më e turpshme. Nuk ka punë të turpshme. Turp është arroganca dhe përçmimi ndaj njerëzve që punojnë ndershëm”, tha ajo.
Nga ana tjetër, eksponentë të Vetëvendosjes tentuan ta minimizojnë situatën. Kandidati i VV-së, Nezir Kraki, deklaroi se gjithçka ishte “hajgare”
“Atë që e tha nuk e di kontekstin, por dikush e ka përmendur prej publikut termin frizerkë, Glauku ka reaguar si humor. Nuk besoj që Glauku e ka paramenduar si sulm këtë replikë. Ishte komplet si një lloj hajgare”, ka thënë ai.
E pas kësaj reagoi edhe bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu. Përmes një shkrimi të gjatë ai foli mbi dinjitetin dhe për arritjet e Vjosa Osmanit. Pas kësaj ai tha se ky rast flet shumë për Glauk Konjufcën dhe për mentalitetin e tij “karateist” sesa për Osmanin dhe frizeret.
“Sepse ajo që zbuloi kjo “tallje” është kjo: në botën tënde mizogjeniste, ti mund të hysh në një sallon të frizereve, të kërkosh votën e grave dhe, në të njëjtin hap e çast, profesionin e tyre ta përdorësh si armë kundër një gruaje tjetër. Kërkon mbështetjen e tyre, por nuk u jep respektin tënd. Ky nuk është qëndrim politik. Është interes i maskuar si përçmim. Ti i kërkove Kosovës të të besojë pushtetin, Glauk. Por pushteti në duart e dikujt që tall gratë që përfaqëson, nënçmon punën e njerëzve që pretendon se u shërben dhe qesh me ambicien e tyre, nuk është lidership. Është paralajmërim”, tha ai.
Ndërsa zgjedhjet afrojnë në Kosovë po diskutohet fort edhe për një tjetër fenomen. Bëhet fjalë për rrjetin e profileve anonime pro Vetëvendosjes që sulmojnë Osmanin në rrjetet sociale.
Mediat kosovare kanë identifikuar një profil me emrin “Lule Gjeli”, që ka nisur një fushatë agresive kundër Osmanit, me insinuata seksuale, shpifje dhe materiale të krijuara me inteligjencë artificiale.
Mediat kosovare thonë se “Lule Gjeli” nuk duket si një profil rastësor, por si pjesë e një rrjeti më të gjerë llogarish anonime që përdoren online për propagandë politike në favor të Vetëvendosjes dhe për sulme ndaj figurave që përplasen me pushtetin.
Në shënjestër nuk ka qenë vetëm Vjosa Osmani. Sulme të ngjashme thuhet se kanë pasur edhe figura të tjera opozitare si Doarsa Kica-Xhelili dhe Blerta Deliu. Pas pesë vitesh në presidencë, Vjosa Osmani u largua nga posti më 4 prill, duke vulosur edhe prishjen përfundimtare me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, partinë që e kishte çuar në krye të shtetit në vitin 2021.
Përplasja shpërtheu pasi Osmani kërkoi një mandat të dytë si presidente, por VV refuzoi ta mbështeste dhe nxori kandidatët e vet. Ndonëse mazhoranca e Kurtit, fitoi zgjedhjet e dhjetorit me 51 për qind të votave, ajo nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.
Kjo situatë e futi Kosovën në krizë institucionale. Osmani vendosi shpërndarjen e parlamentit më 5 mars, por dekreti i saj u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, e cila i dha deputetëve edhe 34 ditë kohë për të zgjedhur presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Edhe pas këtij afati, palët nuk arritën marrëveshje.
Osmani akuzoi publikisht Kurtin se kishte tradhtuar votuesit e Vetëvendosjes vetëm për ta larguar atë nga presidenca. Ajo deklaroi se po sulmohej politikisht sepse ishte kthyer në një figurë me profil ndërkombëtar dhe përdori edhe raportin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si argument politik kundër Kurtit.
Raporti mes tyre ishte krejt tjetër vetëm pak vite më parë. Pas përplasjes me drejtuesit e vjetër të LDK-së dhe largimit nga partia, Osmani u rreshtua hapur në krah të Kurtit gjatë krizës politike të vitit 2020.
Ajo votoi kundër qeverisë së LDK-së në kohën e pandemisë, u përjashtua nga partia dhe më pas krijoi iniciativën “Guxo”, e cila hyri në zgjedhje në koalicion me Vetëvendosjen.
Fitorja e madhe e VV-së në vitin 2021 e katapultoi Osmanin në presidencë, ndërsa ajo u kthye në një nga figurat më të fuqishme politike në Kosovë. Por marrëdhënia me Kurtin nisi të ftohej gradualisht gjatë mandatit, derisa përplasja shpërtheu hapur këtë vit me betejën për presidentin dhe zgjedhjet e 7 qershorit.
Vetfundosje eshte nje organizate Serbe dhe askush nuk ka dyshime , por mos mendoni qe Vjosa e Mitrovices nuk eshte nje Serbe e devoteshme e njejte si Kurtovitç... Ne ate krahine jane te gjithe pro Serbe , nuk e kuptoje pse nuk mereni guximin dhe te deklaroheni jemi anti Shqiperi dhe pro Serbe dhe jeta vazhdon...... Nuk e dua Serbin por shfrytezoje rruget e Serbise per te shkuar ne krahinen e kosoves. Nuk e dua Serbin por 67% te tregetise e beje me Serbin. Nuk e dua Serbin por gjuha Serbe eshte zyrtare. Nuk e dua Serbin por gjitheçka eshte Serbe. Ooooo Koqevar ne momentin qe nderove flamure e hymne ke mbaruar me shqiptarin.
LVV eshte fytyra e vertete e sllavo-dardaneve te Kosoves. Ky sekt i Kurtit po e bind Perendimin se Rrezoluta 1244 duhet rikonfirmuar ne OKB dhe Kosova ti mbetet perfundimisht Serbise si krahine autonome! Keshtu plotesohet njeheresh deshira e sektit Kurti ku bejne pjese me shume se gjysa e popullsise dardane sot, dhe qetesohet Serbia duke u kthyer ka Perendimi.
Duhet te jesh,teper injorant,per te thene se shqiptaret e Kosoves: jane te gjithe proserb! Zoteri,ne tere Kosoven po ta shetitesh,nuk mund ta gjeshe nje femije qe thote se jam pro Serbise perkundrazi,do te thone se jemi shqitare dhe Shqiperine e kemi Meme! Zoteri,shqiptaret si ti injorant dhe faqezi,po na e njollosin kombin ne Evrope dhe bote!Para nje kohe isha ne France mysafir ne nje familje italiane,njeri nder te pranishmeve me pueti:i cilit nacionalitet je ne Ballkan,i thash se jam shqiptar?! Fare pa pritur me tha:paske ardhur me vjedhe ose me u marre me droge! Ia ktheva,as me vjedhe as me u marre me droge,por si turist! Pra qenke nga Kosova aaa? I thash po !
qashtu bre qashtu, qashtu bre arsimatari ta hangsha bythen ta hangsha, jena ma intellexhent na n Prishtint
Rrospi e pa "ndershme",e perdal e llafazane,prostitut e cila flet pas takimit,kujdes se jav zbulon sekretet...
"CFARE TE MBJELLESH DO KORRESH " POR NE RASTIN E VETFUNDOSJES , ISHTE NE SHTEPINE E SAJ TE THEMI ,,,ISHTE TEK UDBASHET E SAJ,SIC ESHTE VETE,,,,PUNOI BASHKE ME ALBINBABEN PER TE SHKATERRUAR KOSOVEN .... SA MORI PUSHTETIN ,PUNA E PARE QE BERI SHKARKOI KRYETAREN E KAZ QE KISHTE ZBULUAR VJEDHJE MASIVE VOTASH TE DIASPORES.....SE DYTI I VURI KAZMEN MARDHENIEVE ME SHQIPERINE DHE ME SHBA E BE NGA FUNDI FILLOI TE LUANTE ME DY PORTA DERI SA DOLI HAPUR KUNDER ALBINBABES.....SI DO QE TE JETE ,,,,LDK DO KETE HUMBJE MASIVE NGA BASHKIMI ME UDBASHEN............MEGJITHESE EDHE ATA VETE PRA LDK ESHTE ME SERBINE.
Vjosa është fajtore njësoj sa Albini për gropat e gjirizeve të ujrave të zeza që krijoi rreth vetes.Kush punon në gjirize bëhet pis, e i vjen era mut. Ky mut,sot ka marrë erë e kundërmon në gjithë Kosovën. Prandaj Vjosa të mbajë përgjegjësi që ndihmoi Albinin ta zhysë Kosovën.
Shkelqimi dhe renia e madam Vjoses nga deliri i madheshtise.
Konjufca është thjeshtë një ushtar me nivel mediokër i Kurtit. Atë e lëviz Kurti nga një pozitë në tjetrën tamam si ushtar shahu, si t'i dojë qefi Kurtit dhe ky Konjufca sillet si qofte, pa personalitet dhe dinjitet. Nuk ka zëra orgjinalë politikë në VV, ka vetëm një gjel majë plehut dhe të tjerët pula!!!
Te lutem mos e perdor me fjalen arsimtar se nuk kombinon me artikullin te jesh arsimtar duhet te jesh i edukuar dhe te keshe kulture te respektosh njerzit dhe popullin (jeni i ftuar ne nje familje dhe nuk te njofin se kush je dhe nga je te lutem para se te ulesh zoti turist prezantoje veten dhe mos u ul si hajdut zoti arsimtar nga kosova fatkeqesi ka akoma por skam kohe.
Ndejen na e kish organizur dikush tjeter dhe jo ne! Zoteri,keso pyetjesh ne perendim jane te zakonshme,por ti mos u shqeteso,po denoncoi keqberesit shqiptare sepse,botes nuk mundesh t'ia mbyllesh gojen,per te mos e thene te verteten! Arsimtari i denoncon boterisht keta keqberes ndersa,ti i inkurajon marrezisht!