“Gjuha nuk lyp leje”/ Pirro Vengu mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

18 Maj 2026, 22:25Rajoni TEMA
“Gjuha nuk lyp leje”/ Pirro Vengu mbështet studentët

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur mbështetje për kauzën e tyre në mbrojtje të të drejtave gjuhësore dhe qytetare.

Në një mesazh publik, Vengu vlerësoi mobilizimin e studentëve shqiptarë, të cilët këtë herë u paraqitën më të shumtë dhe me mbështetje edhe nga studentë të ardhur nga Tirana dhe treva të tjera shqiptare.

Sipas tij, pavarësisht pengesave burokratike, “energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj”, ndërsa theksoi se protesta e zhvilluar në mënyrë paqësore në Shkup përçon një model europian të reagimit qytetar dhe demokratik.

Ai nënvizoi se mbrojtja e gjuhës shqipe dhe e të drejtave themelore duhet të mbetet larg tensioneve politike dhe frymës së përçarjes, në funksion të fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës mes komuniteteve.

Postimi i plotë:

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”. ????????

Kësaj here më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria. Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj.

Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë. ????????

E drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj.

Gjithmonë me ju!

StudentetShqip”

8 Komente

  1. D
    Dhurate vnga Kurtovitç iiiii

    A ka parti politike shqiptare ne ate mikro shtete artificiel.. !... Si ka mundesi qe Kurtovitç i koqevarise Serbe , nderhyne politikishte dhe klasa politike shqiptarene Maqedoni heshteeeeeee...

    Përgjigjjuni
    1. P
      POPULLI.

      Ky ushtari grek, qe e bene minister mbrojtjeje, ne R.Sh. tani deputet (i listes), qenka "atdhetar i vertete", tamam nip i Napoleon Zerves, qe i ka vrare foshnjat, ne bark te nenes, shtaze, bastarde te vertete. Si thote nje fjale e urte popullore; "mut te mire dhe grekoman te mire s'ka" dhe populli, eshte mesuesi i madh dhe i pagabueshem!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mastrubatori

        Nene e ka greke jo babain. Dhe ka dhe njerez shume te mire grek, s jane te gjithe si emri i atit qe permende. Dhe dicka. Kujdes nga mastrubimi eksesiv se demton trurin.

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhepisti gjate llum

        Grek i vogel. Te doli gjumi vemje

        Përgjigjjuni
        1. Maqedonia ēshtē nē krizē ekonomike, ndaj shtyp komunitetet pēr pērleshje luftē civile , qē tē tērheq vēmēndjen e BE-sē, bankēs botērore,fmi,bce,Rusis et etj ( pēr mēshirē)

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bashkimi për drejtësi

            Maqedonasit sllav urrejnë tej mase shqiptaret. Më kujtohet në vitet e 80 në demonstratat e lirisë dhe barazisë njësit speciale na ky “shtet” artificial ishin shumë më të ashpër se tjerët nga viset jugosllave. Gjuha është e shenjtë prandaj ajo dhe të gjitha ligjet e drejta për liri dhe barazi kombëtarë duhet të zbatohen ose të shkohet në përkufizim dhe secili në shtëpi të vetë.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mjerimishqiptar

              Zoti Vengu ka plotësisht të drejtë.Gjuha nuk kërkon leje.Në gjith botën gjuhët nuk ndalohen ku kapopullsi që e flet atë gjuhë.Vetëm në maqedoni ndodhë kjo,ku me ligje të përcktohet se si dhe kun mundë të flasish gjuhën që eshtë autoktone.Asnjë dokume t nuk na lësjohet në shqipë,tabelat e rrugëve që ishin edhe shqipë i hoqën,nëpër shitore nuk lënë shkrime shqipë…lnspekcioni i tregut i gjobitë ata që shkruajnë shqipë,gjenë ndonjë arësye.Maqedonët mbajnë nga një kryqë të madhe të varur nëpër vetura dhe policia nuk i ndalon…..

              Përgjigjjuni
              1. Hakiu

                Mire Vengu,me dinjitoz se vet Ali partizani,...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje