Protesta për shqipen në RMV, autobusi me studentë shqiptarë bllokohet në pikën kufitare të Bllatës

18 Maj 2026, 14:24Rajoni TEMA
Protesta për shqipen në RMV, autobusi me studentë shqiptarë

Një autobus me studentë shqiptarë nuk është lejuar të kalojë kufirin në pikën doganore të Bllatës në Dibër, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë ende një arsye zyrtare për vendimin.

Ngjarja ndodh në një kohë kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po përgatiten për protestën e radhës, me kërkesë kryesore të drejtën për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.

Sipas organizatorëve, studentët janë koordinuar në qytete si Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup, ndërsa kërkesa e tyre buron nga studentët e drejtësisë që prej dy vitesh kërkojnë të japin provimet në gjuhën amtare, pa gjetur zgjidhje.

Ata theksojnë se kjo e drejtë garantohet nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, por sipas tyre nuk është zbatuar plotësisht. Protesta e parë u mbajt më 6 prill në Shkup, përballë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë reagim institucional.

Aksioni i tyre po shihet gjithashtu si një çështje më e gjerë politike mbi përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në një periudhë kur pjesë e qeverisjes janë edhe përfaqësues shqiptarë nga koalicioni VLEN.

7 Komente

  1. R
    RMV do te shperbehet deri ne 2030

    Studentet shqiptare duhet te mbushin sheshin Skenderbe per te protestuar per gjuhen shqip ne RMV. BE dhe Usa duhet te kuptoje se RMV duhet shperbere si shtet i sajuar qe edhte.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetfundosje organizata terroriste

      Une them te mbushnin sheshin ne Honolulu. Po nuk kane faje bullgaret e maqedonise po Kurtovitç i vetfundosjes Serbe.....

      Përgjigjjuni
    2. C
      Ccv

      Bastardët sllavë

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramadan Elez Halili Cirih

        Me siguri ka nderhyre Albini qe mos ti lejojne .bastardi i shqiptarizmit

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurtovitç nga Cerrnagora

          Thenja e duam kosoven pa koqevar paska qene e e sakte.......

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bashkimi për drejtësi

            Të nderuar bashkëkombëtar të vërtetë - jo të /Mexhit Mickovskit - VMRO-s VVLAN-it/ - mos kërkoni gjuhën shqipe vetëm fakultete por në gjitha nivelet e vendit – shtetit sepse gjuha ka dimensione kombëtar dhe shtetëror prandaj kërkoni të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare si në vendet demokratike të botës. Gjuha e ligjshme dhe i takon kombit. Në kalifatin Kurdi në Kosovë shqiptaret po ashtu janë të diskriminuar sepse këtu janë vetëm 4 % serb dhe kanë vetëm një gjuhë shtetërore - serbishten cirilike të Serbisë dhe të gjitha simbolet dhe a shtetit Serbi. Qeveria e Kosovës nuk bëzan dhe nuk zabaton Kushtetuën e saj sepse kështu po i konvenon politikës. E drejta është anën e juaj të kombit. suksese.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Messerschmitt

              Autoritetet maqedonse nuk jane aq gjakdhjere si tonat ....sepse ato e dine shume mire se studentet shqiptar po perdoren mish per top......

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje