Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për provimin e Jurisprudencës në shqip

18 Maj 2026, 09:30Rajoni TEMA
Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për

Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar kundër mosrealizimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta organizohet si reagim ndaj mbajtjes së provimit vetëm në gjuhën maqedonase, ndonëse gjuha shqipe gëzon status zyrtar në vend.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e shqipes në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.

Tubimi do të mbahet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa nisja e protestës është paralajmëruar për në ora 16:30, te Ura e Gurit.

“Në mbrojtje të gjuhës sonë, të gjithë bashkë para Urës së Gurit”, thuhet në thirrjen e studentëve.

Pjesëmarrjen në protestë e ka konfirmuar edhe Parlamenti Studentor i Universiteti i Prishtinës, i cili u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në këtë organizim.

3 Komente

  1. R
    Ramush Osmani

    Bravo "jemi faktor stabiliteti në Ballkan" edhe në Itali, Greqi, Angli dhe Amerik ku ka student skiptar provimet të jepen në gjuhën shqipe

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      @@ti Ramut Osmani...nuk je i Mirepritur ne Faqet Shqipetare ..shko ne Turqi te Osmanllinjte e tu... Po te mblidhen Bashke Shqipetaret i vene "Zjarrin" Bythe-Maqedonise...Malit te Zi...... gjithe se si Bashkohem me Shqipetaret e Maqedonise...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koha

        O Fieraku! Faleminderit shume qe bashkohesh me shqiptaret macedon ne Macedoni. Faleminderit qe e ndihmon shqiptarinë. Por, qe te na bindesh, fillo nga aty ne Fier se pari. Dil dhe protesto kunder mercenarit bastard kryebashkiakut te Fierit, atij qen Subashit qe luan lojën e grekoshkijeve. Çliro Fierin nga kthetrat e barkuriturve sllavomongo-"greqirje".

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje