FOTO/ Fillon protesta e studentëve në Shkup, pasi policia i bllokoi per dy orë

18 Maj 2026, 18:20Rajoni TEMA

Me thirrje e pankarta për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes, studentët shqiptarë filluan marshin protestues në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkojnë që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet.

 

 

FOTO/ Fillon protesta e studentëve në Shkup, pasi policia i bllokoi

Me pankarta “Ligj në letër, diskriminim në praktikë”, “Gjykata politike e Maqedonisë së Veriut”, “Respekto Ligjin për Gjuhët”, “Gjykata destabilizuese”, “Politika ka korruptuar Gjykatën Kushtetuese“, “Përgjegjësi” dhe “Ligji për gjuhët është i qartë”, studentët kërkojnë që institucionet të respektojnë
ligjin e gjuhëve dhe që ligji të mos mbetet thjeshtë në letër, por i njëjti të zbatohet.

Pasi mbërritën para Ministrisë së Drejtësisë njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, tha se studentët shqiptarë u përballën me ndalesa dhe pengesa gjatë rrugës për në Shkup, ndërsa sipas tij ka pasur edhe ndalime të autobusëve nga Kumanova.

Ai kritikoi mënyrën e trajtimit nga policia, duke theksuar se protesta është paqësore dhe se pjesëmarrësit kërkojnë vetëm të drejtat e tyre, veçanërisht të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ademi tha se kjo nuk është kërkesë për privilegje, por për të drejta të garantuara, duke shtuar se gjuha shqipe, është e drejtë e fituar dhe nuk mund të kufizohet nga institucionet.

“Herën e fundit u ankuan për flamurin shqiptar. Studentët shqiptar nga Tirana në mënyrë të dhunshme dërgohen në Kumanovë, protesta është në Shkup. Kur dalim të protestojmë në mënyrë paqësore, provokohemi rrugës. E dashur polici, edhe neve duhet të na mbroni. Së bashku shqiptar, në një kauzë të pa ndarë, i themi botës jemi shqiptar. Sapo mora lajmin prej studentëve, janë arrestuar, a është normale kjo. Zëri ynë i gjuhës që na ka folur nëna brez pas brezi. Ky zë kërkon që të flas shqip në vendin e tij. Kërkojmë gjuhën tonë, amanetin tonë, Nuk është privilegj, por e drejtë nga Marrëveshja e Ohrit, Kjo është e drejtë sepse ne kemi qenë këtu. Edhe sa kohë duhet të presë një shqiptar për të dhënë provimin në gjuhën e tij, për të ushtruar profesionin në gjuhën e tij? Nuk ka institucion që mund të prekë gjuhën shqipe,. As Ministria e Drejtësisë, as Gjykata Kushtetuese. Ne nuk jemi kundër këtij shteti, ne jemi këtu për dinjitet, barazi dhe respekt. Ata që na thonë prisni, ne ju themi nuk presim më”, tha Ademi.

5 Komente

  1. F
    Fieraku

    Mini shteti-Evgjito-Sllave i Quajtur Vorio-Maqedonia duhet te Shperbehet..... Shqipetaret duhet te jepe pjese e Shqiperise...dhe...Bullgaria..ka pjesen e saj si dhe Greqia....pse jo??Ky eshte nje Mini-shtet Problematike qe nuk ka asnje Prodhim Bruto-Neto..por Rrone vetem me Ndihmat Europjane dhe Kurbetin....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pogradecari

      Mos je nga ata koqovarët të Fierit ore feracak, qe flet kodra pas bregut?! Prandaj mbani rradhë në doganë për t'u furnizuar me naftë në Maqedoni, se s'ka ekonomi!?Na paska Shqipëria, qe edhe barin për bagëtitë e blen në Maqedoni! Kështu është kur kërkoni të bëni pordhën e madhe por harroni që ju ka zënë barku dhe i mbushni brekët me m..!

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fitoreeeee

      Keni flamur te bukur . Ne Thaïlande ne Puket kishin vendosur shume flamure por me shume flamure shqiptar. Personi qe na theriste per te mare anijen kishte ne dore nje flamur shqiptar , e pyese a e di i kujt eshte ky flamure, me pergjigjet joooo po e perdoré pasi eshte i bukur flachant dhe duket per se largu. Rrespektoni flamurin tuaj mos veproni si bespreret jugo-nostalgjik ne krahinen e kosoves qe nderuan flamure e hymne

      Përgjigjjuni
      1. D
        Duklja

        Pa derdhje gjaku ska. Ti beni temena grupit te Dukagjinit qe intervenuen 3-4 her, te krekoset Ali Leshi

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paco

          Mos u merzitni albini kurti eshte nisur me ju qetsu studenta patriote suksese

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje