Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 142,803 aplikime nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 7 qershor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për KosovaPress se për votimin me postë janë funksionalizuar kutitë postare në 23 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ndërsa adresat e tyre do të publikohen gjatë javës.
“Në bazë të të dhënave preliminare, nga fillimi i këtij procesi, më 6 maj dhe deri në përfundim të tij, më 17 maj 2026, përmes platformës elektronike janë pranuar 142,803 kërkesa për regjistrim, prej të cilave deri më tani janë aprovuar 109,696, ndërsa 7,325 të tjera janë refuzuar dhe 25,702 janë në pritje për shqyrtim”, ka thënë Elezi.
E, votimi përmes postës siç tha ai, është mënyra më e preferuar për të votuar.
“Nga 109,696 aplikime të aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855të tjerë për të dërguan pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë ai.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi jashtë vendit zhvillohet më herët. Së pari, planifikohet që votimi përmes postës të fillojë më 25 maj dhe të përfundojë më 6 qershor, ndërkaq, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor.
Elezi ka bërë të ditur po ashtu se KQZ do ta rishikojë listën e përfaqësive diplomatike në të cilat do të organizohet votimi më 6 qershor.
“Sipas Rregullores Zgjedhore për Regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi diplomatike nuk organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ.”
Ndryshe, të dielën në mesnatë është përmbyllur periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 7 qershor.
PRONARE NGA KOSOVA KRYESISHT NE GJERMANI ,ZVICER DHE BELGJIKE, KANE MIJERA TE PUNESUAR ....ATA BEJNE GATI KUTITE DHE I NISIN ME POSTE PER NE KOSOVES,,,,PRANDAJ U LARGUA NGA PRESIDENTJA E ALBINABES, ISH KRYETARJA E KQZ NE KOSOVES SEPSE ZBULOI KETE MASHTRIM GJIGAND TE ALBINBABES.....PO TI SHIKOJE PROKURORIA DO ZBULOJE QE JANE PLOTESUAR NGA PAK DUAR TE GJITHA FLETET QE VIJNE NGA JASHTE KOSOVES....
U turren malokëria me çallmë nga Kosova copa copa e shpellave anti UÇK për te votuar klyshin antiamerikan soizin e Sali Berishës, Albin Kuri
Diaspora. Per ke do te voj diaspora qe eshte te themi ne Spanje qe nuk e njeh Kosoven? Po ata qe jane ne Rusi, Bealarusi, apo Kine? Diaspora nuk ka interes kombetar. ka interesin e vendit ku kane shkuar. Ata jo vetem nuk duhet te votojne por as nuk duhen te jene kanditate. Ata nuk jane me Shqiptare.