Protesta në Maqedoninë e Veriut - Ambasadori Meidani reagon pas arrestimit të studentëve: Kërkesa për dinjitet nuk është kërcënim

19 Maj 2026, 13:10Rajoni TEMA
Protesta në Maqedoninë e Veriut - Ambasadori Meidani reagon pas

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Denion Meidani ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku u arrestuan tre të rinj.


Në një postim në rrjetet sociale, Meidani e cilëson ndalimin dhe pengimin e studentëve si një çështje që tejkalon procedurat administrative dhe prek, sipas tij, parimet demokratike dhe vlerat europiane.

Ai thekson se studentët shqiptarë që udhëtuan nga Tirana drejt Maqedonisë së Veriut nuk kërkuan përplasje, por shprehje solidariteti qytetar dhe mbështetje për të drejtën e testimit dhe ushtrimit të profesionit në gjuhën amtare.

Sipas ambasadorit, këta të rinj kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore, jo privilegje.

Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale. Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon.

Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare.

Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore.
Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes europiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore”, shkruan ambasadori.

 

5 Komente

  1. H
    Holy justice

    Po ky eshte magjyp, ky mejdani, e ne nga veriu themi mos kerko kos tek magjypi!!! Ky eshte shteti qe na ka servirur bota ne shqiptareve: magjype, rome, serbe, serboboahnjak, vllehe, gorane, LGBT, skizofrene, hajdute, injorante dhe hiper tradhtare! Mjere ky popull qe nuk po mundet te....!

    Përgjigjjuni
    1. S
      S ju ka pasur faj njeri ju ne 99

      Te qifte serbi rrobt ty rrace kafshe. Forume s ke ne Kosove ta shprehesh atje kafsherine dhe injorancen?

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        Mos bjer viktime e injorances te nje komentuesi idiot ndodhta jo shqipo Trojet shqiptare me popullin shqiptare Jane te Bekuar

        Përgjigjjuni
    2. F
      Flamur Struga

      Demonstrata e studenteve shqiptar ne qytetet e tyre si ne Shkup,Tetove Struge,Diber..per momentin jane shume te arsyeshme.Te mohojsh elementet kryesore te nje kombi ,te perbuzish ato si dikur ne shekullin 15-19,kjo nuk tolerohet.Bota perparimtare e zbaton dhe nuk e pengon arsimimin ne baza etnike,sepse njerezimi ka nevoje per njerez me vlera,per te cuar perpara shoqerine dhe njerezimit ti japin paqe.Vetem ata te cilet jane me edukaten e careve ,e komitave per geprime ekstreme .ndalojne perparimin dhe nxisin uurejtje qe edhe keshtu ajo eshte prezente.Studentet,zeri i tyre ka fuqi atomike,vendimtare prandaj ja vlen te perkrahen.Bota thote : cjane keto hiena me keto metoda .bota thote po akoma keto pushtuesit e shtetit me keto qellime jane?,Jane perpjekje te kota,zeri i studenteve eshte nje ortek i vertete ai do triumfoj per krkesat legjitime te cilat i ka c'do komb ne bote..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        diku ne nje komet ketu kam shkruar qe studentet po perdoren per misch topi .....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje