Kosova e hapur për qendra refugjatësh nga Britania! Rama refuzon, Mali i Zi: Pranojmë nëse investoni 8 miliardë dollarë

21 Tetor 2025, 22:41Rajoni TEMA
Kosova e hapur për qendra refugjatësh nga Britania! Rama refuzon, Mali

Kosova është bërë vendi i parë që ofron të pranojë azilkërkuesit e refuzuar të Britanisë si pjesë e planit të kryeministrit britanik Keir Starmer për "qendrat e kthimit" të emigrantëve.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, tha se vendi i tij "dëshiron të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar" me përpjekjet e saj për të luftuar emigracionin e paligjshëm në këmbim të më shumë mbështetjes për të forcuar sigurinë e saj kombëtare kundër kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.

Duke folur para një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Starmer në Londër të mërkurën, Kurti tha se po zhvilloheshin bisedime midis zyrtarëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.

Kjo e bën Kosovën vendin e parë që konfirmon interesin e saj në planin e Starmer për të krijuar një seri qendrash kthimi ku azilkërkuesit e refuzuar do të dërgoheshin pasi të kenë shteruar të gjitha rrugët e tyre të apelit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa tema e qendrave të kthimit nuk është në axhendën zyrtare të samitit, Starmer shpreson të bëjë përparim në bisedimet me disa nga vendet pjesëmarrëse.

Milojko Spajic, kryeministri i Malit të Zi, tha se vendi i tij do të ishte i hapur për të negociuar një marrëveshje për qendrën e kthimit, por vetëm nëse Britania investonte ndjeshëm në infrastrukturën e saj, më konkretisht 8 miliardë euro për infrastukturën e hekurudhës.

Megjithatë, presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës, një organ me tre anëtarë që shërben si kreu i shtetit, tha se nuk kishte "asnjë qëllim, as ndonjë gatishmëri, për të hyrë në ndonjë marrëveshje që do të përfshinte pranimin e azilkërkuesve të refuzuar" nga Mbretëria e Bashkuar.

Edi Rama përsëriti kundërshtimin e tij ndaj përpjekjeve të Britanisë për të krijuar qendra kthimi, duke thënë: "Kur bëhet fjalë për qendrat, ose sido që të quhen ato, e kam thënë dhe e përsëris: kurrë në Shqipëri."

6 Komente

  1. K
    Kim

    O bthq po meloni investojn un kaxco qe jà dhe gjadrin.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kim kum kam

      Idiot ....Italia ka hapur portat per ne , dhe fatkeqesisht ajo base nuk funksionone .

      Përgjigjjuni
    2. I
      Idiot funksionel

      Ky budalla i krahines shqiptare kosove do ta ktheje krahinen ne nje vende delinkuentesh do pranoje te burgosur nga danimarka , hollanda, norvegji tani dhe rrefugjat....ore eshte ne rregull ky débil nga trute e kokes ky idiot funksionel

      Përgjigjjuni
      1. h
        hahahahahaha

        hahahahhahahahah je i sigurt qe eshte krahine shqiptare?

        Përgjigjjuni
      2. E
        E forte kerkesa e Malit te Zi

        Bravo Mali i Zi. Nga 8 miliard paunds mbeten edhe perbte pritur si toterinj refugjatet. Pse nuk e mbeshteti edhe Rama, me 10 miliard pounds le te sjellin sa rrefugjate te duan, ata do rrine ca kohe ne Shqiperi e me pas do ikin vete nga jane larguar per ne Angli.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          nuk i kuptoj qeverite skipfolsa, token e tyre e kane shtetin qe kerkojne qindra mijera emigrante dhe kampe perqendrimi pa nje shkembim? Gjithe kjo pa pyetur popullin dhe populli rri ha m ut jane per vete emigrante...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje