Kosova ende pa kryetar parlamenti! Dështon edhe tentativa e 42-të e konstituimit të Kuvendit

5 Korrik 2025, 20:53Rajoni TEMA
Kosova ende pa kryetar parlamenti! Dështon edhe tentativa e 42-të e

Edhe pas 42 tentativash, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit. Në seancën e fundit, vetëm 39 deputetë votuan pro formimit të një komisioni për votim të fshehtë, duke pamundësuar vazhdimin e procesit të zgjedhjes. Seanca do të rinis pas dy ditësh.

Kjo përpjekje e radhës u veçua nga të tjerat pasi votimi u zhvillua në mbrëmje, për dallim nga seancat e zakonshme paradite. Seanca ishte paraparë të mbahej të shtunën në mëngjes, por u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë.

Gjatë kësaj seance, kryesuesi Avni Dehari ndaloi fjalimet e deputeteve Ganimete Musliu (PDK) dhe Jehona Lushaku (LDK), të cilat kërkuan që votimi të rikthehet në formën e hapur.

Pas përfundimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se votimi i fshehtë nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe nuk përbën ndryshim të rendit të ditës.

4 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Siq thote nje fjale e vjeter popullore se njeriu bahet dy her femije,kur eshte i vogel deri ne moshen 15-18 vjeqare dhe kur plaket, e kete deharin pleqria e ka nxane shum heret mjerisht ku ne vend qe tu jep nje kshille te mire fmijaqeve te qenefit vetvendosje ai po tregohet shum arrogant dhe ne vend se ta ket nje respekt nga shqiptaret per humbjen e dy djemeve dhe te ket respekt nga shqiptaret ky me vetedije po bahet i urryer per shqiptaret duke qendruar ne nje grupim me mbi 700 udbash te serbise.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rita

      Kam qef kur shajne Shqiperine budallenjte

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmir

        Kosovarët kush i njehë mirë, shumica janë injorant.Vetën nja 20% janë kombëtarë.Dhe pikërishtë këto që nuk janë as VV as LDK ,luftuan dhe sakrifikuan pëë Kosovën.Fatkeqësisht disa prej këtyre u larguan vetë disa i larguan dhe disa i quan në burgë ,disa vazhdojnë betejën. Kosova e ka vështirë me Albina e Abdigjika të hecë ..

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leo

          based

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje