'Kosova është Serbi", Russia Today nis transmetimin në gjuhën serbe

15 Nëntor 2022, 17:25Rajoni TEMA

'Kosova është Serbi", Russia Today nis transmetimin në

Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT) nisi këtë të martë transmetimin online të programit në gjuhën serbe.

Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.

“Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”, shkroi ajo në Twitter.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars.

Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.

4 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKaroves

    Do knaqena me Lepa Brena ene me Svetllana mduket

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisnik

      Rama: "Mos i bëni presion Serbisë, duhet të kemi mirëkuptim!"

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Te lutem me trego se cfare narkotiku ke konsumuar perpara ketij komenti!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alessio

          Per ke e kishe fjalen kur shkruajte kete "keshille"

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje