Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

15 Prill 2026, 17:40Rajoni TEMA
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

Kosova ka ndaluar këtë të mërkurë, më 15 prill, importin e deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Vendimi u mor nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) të bagëtive në Qarkun e Dibrës.

Në njoftimin zyrtar, AUV u bën thirrje komunave të Kosovës në brezin kufitar me Shqipërinë që, “përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria.”

Sakaq, autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

AUV u bën thirrje fermerëve që të rrisin masat e biosigurisë dhe të ndërmarrin këto veprime:

•-Të shmangni lëvizjet e panevojshme të kafshëve nga një zonë në tjetrën

• -Të raportoni menjëherë tek veterineri çdo shenjë të dyshimtë (ethe, rrjedhje nga hundët, dobësi, diarre)

• Të kufizoni kontaktin e tufave tuaja me kafshë tjera sidomos në zonat kufitare

• Të respektoni udhëzimet dhe këshillat e AUV-së.

• Mos blini kafshë nga ferma të tjera pa e ditur statusin shëndetësor të tyre.

• Shtoni masat e biosigurisë në fermat tuaja.

Sëmundja PPR është një infeksion viral shumë ngjitës që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, si dhe përmes sekrecioneve dhe jashtëqitjeve të tyre. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, rrjedhje nga hundët, inflamacion të syve, ulje të oreksit dhe diarre, ndërsa në raste të rënda mund të shkaktojë ngordhje. Kjo sëmundje nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.

8 Komente

  1. K
    Kosova po bēhet vegjetariane

    Veterinerēt Sērb nē Kosovē hapin panik dhe njē luftē zoologjike ndaj Republikēs sē Shqipēris.Nuk ēshtē hera e parē qē Kosova bēn propagand anti shqiptare nē prag tē sezonit turistik.Po vazhdoj nē kētē rrugē politika kryeministrit Kurti ndaj vēndit tonē, do tērheqim njohjen tonē pēr Panvarsin e Kosovēs.Nē Ukrain, nē lindjen e mesme dhe afrik, po vdesin urie, ndërsa Kosova na kēndon kēnga e fundit e dashuris tē Nexhmi Mehmetit.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gogi

      Ku esht katandis shqiperia

      Përgjigjjuni
      1. S
        Simone

        Palloshi pasi ka helmuar shqiptaret e Shqiperise me lloj lloj kimikatesh neper ushqimet e tyre . Dhe ka mbushur onkologjikun plot.Tashme kerkon te helmoje dhe shqiptaret e Kosoves. Bravo Kosova mos e lejoni kete vlleh qe eshte vene ne sherbim te Serbise dhe Greqise per te vrare shqiptaret. T'ju helmoje dhe juve.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sal koqevari

          Ska gja se i hane turistet dhe diaspora, mbas samutit te rames

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Duhen falenderuar kosovarët, sepse po na lenë disa specje si kujtim të bagëtive të dikurshme si është katandisur blegtoria jonë dhitë e delet vetëm në TV do ti shohim me mall

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia Etnike

              Ja një shtet i ri që rritet dhe forcohet për ditë. Punon për sigurinë e qytetarëve, për shëndetin e tyre, për mbrojtjen dhe ushtrinë, për industrializimin , fabrikat dhe punësimin, për një bujqësi moderne, për pyllëzim masiv, për zhdukjen e shteteve paralele në dorë të fqinjëve armiq, për t'u ndeshur nesër nëse e thërret historia në apel. Ndryshe nga shteti i esadistëve dhe fredbejleristëve që shet pordhë dhe noton në mesjetë, prostitucion dhe mizerje mesjetare.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Dhe kur thone qe Kosova duhet te mesoje nga shqiperia!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirona

                  Ketu Kosova duhet duartrokitur. Ka shtet. Shqiptaret ne Shqiperi i mbyti kolera e ushqimeve pa kontroll, e ajrit te ndotur, e shendetesise mortje etj etj

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje