Kosovë, miratohet buxheti 2026 pa mbështetjen e opozitës

20 Shkurt 2026, 15:10Rajoni TEMA
Kosovë, miratohet buxheti 2026 pa mbështetjen e opozitës

Me 62 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Shumica parlamentare e Vetëvendosjes nuk mori parasysh mbi 80 amendamente të partive opozitare të cilat nuk kaluan.

Ministri i financave, Hekuran Murati tha se ky është një buxhet emergjent dhe do të ketë një rishikim gjatë muajit të ardhshëm.

Buxheti i miratuar është në vlerë prej 4 miliardë eurosh. 

Lini një Përgjigje