SHBA rishikon rolin në KFOR, alarm në qarqet diplomatike: Ballkani shpërthen brenda natës

19 Shkurt 2026, 15:51Rajoni TEMA
SHBA rishikon rolin në KFOR, alarm në qarqet diplomatike: Ballkani

Washingtoni po shqyrton mundësinë e reduktimit të pranisë së tij në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, lëvizje që ka vënë në alarm diplomatët perëndimorë, katër prej të cilëve të cituar nga POLITICO, e përshkruan këtë lëvizje si “kthim në gjendjen fillestare” të rolit amerikan brenda NATO-s.

Sipas raporteve, administrata Trump synon të reduktojë angazhimet ushtarake jashtë vendit, duke rishikuar këtu edhe kontributin në Kosovë. Një hap i tillë shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për ta rikthyer NATO-n në një pakt të ngushtë euroatlantik të mbrojtjes kolektive, duke u distancuar nga misionet e menaxhimit të krizave dhe partneritetet globale që e kanë karakterizuar atë në dekadat e fundit.

Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi këto informacione, burime diplomatike konfirmojnë se diskutimet, edhe pse aktualisht janë në fazë të hershme, kanë shkaktuar shqetësim të thellë tek aleatët europianë. Misioni i KFOR, i autorizuar nga OKB-ja dhe i vendosur në vitin 1999 pas luftërave jugosllave, numëron rreth 4,500 trupa. Për shumë analistë, prania e tij mbetet shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Ekspertë të sigurisë paralajmërojnë se çdo tërheqje e parakohshme mund të inkurajojë elementë radikalë në veri të Kosovës dhe të krijojë efekt domino, përfshirë këtu tensione të reja në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne jemi mjaft të shqetësuar,” ka deklaruar një diplomat i lartë i NATO-s, duke shtuar se “në Ballkanin Perëndimor, përshkallëzimi mund të ndodhë shumë shpejt.”

 

4 Komente

  1. R
    Realisti

    Le te terhiqen ca kohe dhe ta shikojme trimerine e Albin Kurtit pastaj. Doli me daulle dhe tupane dhe tha se detyroi Veriun e Kosoves tu bindej urdhrave te tij. Tani qe Komunat me shumice Serbe u rikthyen nen drejtimin e Serbeve, u rikthye dhe pagesa me dinar dhe shume institucione te mbyllura u rihapen.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I papuni.

      Me dhimbje pranoj se kjo levizje e Trampit, vjen mbasi disa here ka palajmeruar antaret e tjere te NATO-s(Evropen) se duhet te kontribojne me shume me pare per NATO. Bile ka paraljmeruar qe orjentimi evropian duhet te jete me Ameriken dhe jo me Kinen apo Rusine... Trampi eshte ne gjak evropian dhe Evropes "kurve" i ka ngelur sharra ne gozhde sepse Trapi eshte vet nje "kurve" qe e dredh sipas inetersit. Me nje fjale Evropa duhet te orjentohet nga Amerika dhe te rrise kontributet e saj per NATO. Me sa duket paralajmerimi i Trapit se Evropa e ben bisnesin me rusin por mbrojtjen e kerkon nga NATO(Amerika) po merr ngjyra te dhimshme....

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qazim Mulleti

        C fare do bejne Albini,apo shqiptaroturq qe mbeshtesin sllavet ne Maqedoni...mosmirnjohes e palaço

        Përgjigjjuni
        1. n
          nacionalisti

          ec aty se e mbron Albini, me norvegjezen e vet... shkerdhata qe bashkepunon me Radojcicin per ti heq pensionet ushtareve te uck-se

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje