Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, deklaroi se nuk ka qenë personalisht dakord me Gjykatën Speciale, pasi, sipas tij, ajo u krijua me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe.
“Kur isha ambasador, duhej ta mbështesja Gjykatën Speciale sepse ashtu më thonte qeveria ime, por personalisht nuk e mbështesja sepse ishte e bazuar te raporti i Dick Marty, që ishte me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe, dhe Marty vendosi ta vinte në përdorim dosjen. I gjithë procesi ishte i bazuar në akuza për trafikim organesh në të ashtuquajturën shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë.
Unë nuk isha dakord, pasi EULEX-i dhe UNMIK-u kishin hetuar dhe kishin dalë në përfundim që nuk kishte asnjë vlerë, por Këshilli i Europës bëri presion për hetim të mëtejshëm. Nuk ka gjë të keqe sepse heton, por ajo që nuk shkon ishte se kur gjykatësi Ëilliamson vërejti se kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë, duhet të ishte ndalur si proces”, tha Bosch për A2.
“Nuk qëndron që UÇK-ja ishte organizatë kriminale, pasi nuk ishte e organizuar. Edhe zoti Hill, që mbahet si proserb, tha që nuk është e vërtetë që UÇK-ja ishte e organizuar”, shtoi ish-ambasadori.
Serbet bene barbarizma ne Kosove pasi kishin edhe gurin edhe arren.Nderhyrja e Natos dhe USA i dhane fund kesaj lufte te padrejte.Kjo gjykate duhet te egzistoje per Serbet pra kasapet che jo per te pambrojturit.Turp
Mirë e ke ti zoti ambasador. Por pyet Ramën një herë, që së bashku me Vuçiçin, Kêshillin e Europës etj ishin plotësisht dakord. Vetëm "tradhtari" Kurt ishte kundër ngritjes së kësaj gjykate. Madje maskarai hodhii edhe bomba tymuese në Kuvend!
Pse jepen lajme gjysmake ? Kur dhe ku e ka bere kete deklarate te rendesishme ish ambasadori holandez ne Kosove ? Perpara mediave te ndonje vendi , apo ka deshmuar ne gjykaten e Hages ?
Bravo Ambasador Bursch! Kjo eshte e verteta. Puna eshte se ka pak te tille neper BE!
Ambasadori na hap probleme kur deklaron se sherbimi sekret serb e ka iniciuar gjykaten speciale, sepse parlamenti i kosoves, me nxitjen e shume te tjereve dhe te Rames rane dakord me sherbimin sekret serb per te ngritur gjykaten speciale, dhe tani gjeje se kush eshte bashkepuntor i sherbimeve serbe e kush eshte i ndonje sherbimi tjeter sepse pa qene spijun i dikujt nuk ke karjere politike ne racen shqiptare.
Rama e dinte, si jo, se kush ishte ideatori i Speciales. Hashimi me koeficient intelektual të kufizuar. Nuk i kuptonte djallëzirat e një sajese institucionale monstruoze. Mori premtimin (dhe sherrin) e Ramës. Kush nuk votonte Specialen trajtohej armik i Kosovës dhe i Perëndimit. E trajtonin dhe e trajtojnë perëndimin si një krijesë organike, të një shpirti dhe të një gjaku e mishi. Kush ka qëndrime personale që nuk përkojnë me tezat e vijës evropiane antishqiptare - trajtohet armik i Perëndimit !!! Sulme të përditshme drejtuar edhe Kurtit sot e kësaj dite. Koka na shërben për të menduar dhe xurxa na hyn në punëpër të shkarkuar jashtëqitjet, jo për të prodhuar mendime. Ngatërresa është KOKË - XURXËLL.
Dicka qe cdo njeri me pak tru e ka kuptu qysh ne fillim qe kjo palogjykate ishte krijese serbe.
SPECIALE, nga forma si ajo gjykata e ekzekutimit jashtëligjor të CAUSHESKUT me Elenën. Kështu disi, por dallimi janë krimet personale të ciftit dhe në rastin tonë, faji konsiston me pavarësinë shqiptare të Kosovës. 28 vite pas luftës, krime imagjinare, ose lokale që janë jashta kontekstit kohor, pas 9 qershor 1999, pasi që UCK u shpërbë. Lufta Madhështore Clirimtare shqiptare nuk mbulohet me shoshën e Speciales jolegjitime.
Nderime të përjetshme, kolosi moral, zoti Bosch!