Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Hashim Thaçi: Jam plotësisht i pafajshëm!

18 Shkurt 2026, 14:35Rajoni TEMA
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Hashim

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban fjalimin e tij të fundit para togave të zeza të Hagës.

“Të nderuar gjyqtarë, për gati 3 vite në këtë sallë ju i keni dëgjuar akuzat e prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet dhe dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm! Por unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.”, tha Thaçi.

Mes të tjerash gjatë fjalës së tij ai shprehu urimin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Të nderuar të gjithë të pranishëm, përshëndetje edhe ju të gjithë që na përcillni nga liria. Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i Pavarësisë. Më 17 shkurt, duke ndjekur rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë, shpallëm Pavarësinë e Kosovës. Dëshiroj që nga kjo sallë të shpeh urimet më të përzemërta”, tha ai.

2 Komente

  1. Z
    Zoti do mbroje komandantet nga padrejtesia e BE

    Denimi i komandanteve te UCK eshte goditje dhe sfide e BE ndaj Amerikes dhe Britanise qe e cliruan Kosoven. Usa duhet ti pergjigjes kesaj sfide, nese komandantet denohen.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti

      DUHEJ të AKUZOJE, jo të mbroheshe. E di procesin DRAJFUSSE të EMIL ZOLASë, shembull. Prova ke pasur sa të duash. Duhej të përzgjidhje. Të kujtohet "PROVA" e prokurorisë - se mbaje një dosje nën sqetull dhe prokurori pyeste dëshmitarin se cfarë përmbajtje/përmbante/ kuptimore kishin shkresat e dosjes që ti pakëshe mbajtur nën sqetull !!!! IDIOTIZMA të deponuara nga prokuror debil, injorant i shkuar injorancës. Gjykatës mjekërrcjapi dëgjonte e miratonte me gjestet e fytyrës, vazhdimësi e idiotizmave.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje