Bordi i Paqes mblidhet nesër Uashington, Presidentja e Kosovës konfirmon pjesëmarrjen

18 Shkurt 2026, 11:44Rajoni TEMA
Bordi i Paqes mblidhet nesër Uashington, Presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të enjten në ceremoninë zyrtare të themelimit të Bordit të Paqes, nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për dhënie fund të konflikteve në botë.

Lajmin  e kumtoi këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Më parë, presidenti Trump ka bërë të ditur se ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Trumpit në Uashington.

Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës dhe i ka 27 anëtarë.

Themelimi i Bordit është paraparë në planin 20-pikësh të presidentit Trump për paqe në Gazë, që është pranuar nga Izraeli dhe Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera, në tetor të vitit 2025.

7 Komente

  1. E
    Erdogan

    hahahahaahahaha Trapi dmth Trump mbush bordin medemek te paqes me cironka dhe mickonja si Shqiperia dhe Kosova qe te dyja bashke nuk perbejne as edhe nje pike ne oqean! Dhe kreret e ketyre 2 shteteve mburen njesoj si miza ne bythen e elefandit qe kur ky uluriu se keshtu i erdhi, miza e ngacmoi dhe i tha - pse bertite se ta futa thelle? - hahahahahahahahaahah

    Përgjigjjuni
    1. i
      i cudituri

      IDIOT! Po pse Shqiperia nuk eshte pjese e OKB-se? Po Kosova a nuk aspiron te behet pjese e OKB-se? Anetaresimi ne Organizata Nderkombetare do te thote PERRFAQESIM dhe jo MADHESI! Po halabaket si puna jote, kaq kane mundesi te thone, se kaq kapacitet ka truri juaj i dhjere...

      Përgjigjjuni
    2. p
      poopy pants Donald

      Bordi i Trumpit berbehet 90% nga vende te botes se trete po ndomje peshe ne arenen boterore

      Përgjigjjuni
      1. u
        u dhime duke qesh

        Po OKB-ja sa % te Botes se Trete ka? 96.54%? Analfabet funksional.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Liria

        Pse SHBA,Turqia,Arabia Saudite,Emiratet e Bashkuara,Izraeli nuk paskan peshe ne arenen nderkombetare?

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qifja

          Nga vendet e BE-se vetem Hungaria dhe Bullgaria kane pranuar te jene pjese e ketij bordi "te famshem". Vetem servilat i shkojne nga mbrapa budallait te amerikes ose Aqif Kapertonit!

          Përgjigjjuni
          1. q
            qe te kuptosh o kokbosh

            ... sepse po te behen pjese e Bordit, vendet e fuqishme ekonomikisht, do jene te detyruara te kontribojne financiarisht, prandaj ndruhen. Kuptove o Qife KOKPATATE?

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje