“Java e parë në qeveri do firmos njohjen e Kosovës”, flet opozitari serb që vendosi lule mbi varrin e familjes së Adem Jasharit

18 Shkurt 2026, 10:16Rajoni TEMA
“Java e parë në qeveri do firmos njohjen e Kosovës”,

Lideri i Partisë Republikane serbe, Nikola Sanduloviç, ka uruar publikisht pavarësinë e Kosovës.

Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, deklaroi se nëse do të vinte në pushtet, njohja e shtetit të Kosovës do të ishte vendimi i tij i parë politik.

Sipas tij, njohja do të firmosej që në javën e parë të qeverisjes, si pjesë e një politike të re paqeje dhe pajtimi në rajon.

“Do të shkëmbenim të gjithë kriminelët e luftës, pa përjashtime. Do të anuloja gjithashtu kufijtë shtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe me të gjitha vendet e ish-Republikës së Jugosllavisë. Duhet të ulemi, të bisedojmë, të groposim shpatat e luftës dhe të gjejmë mënyrën se si popujt tanë të jetojnë në liri e paqe”, u shpreh Sanduloviç.

Ai komentoi edhe situatën e sigurisë në rajon, duke përmendur figurën e Milan Radojçiçit dhe qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe se rrezikohet një tjetër skenar si në veri të Kosovës

“Kur Radojçiç lëviz lirshëm në Serbi dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi për konfliktin e mundshëm të ardhshëm në Kosovë, dhe Vuçiç e ka konsideruar aleancën ushtarake Kroaci–Shqipëri–Kosovë si armike, kushdo e ka të qartë që situata mund të eskalojë. Prandaj i tërheq vëmendjen SHBA-së se është momenti për ta ndalur këtë dhe t’i japim një mundësi paqes së Partisë Republikane, për të zbatuar atë që shumë politikanë në BE nuk arritën ta bënin”, shtoi ai.

Sanduloviç u bë i njohur për opinionin publik shqiptar pasi vendosi lule mbi varrin e familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, një veprim që shkaktoi reagime të forta në Serbi.

7 Komente

  1. T
    Tirona

    Ja qe paska politikane dhe njerez mendje ndritur ne Serbi. Bravo

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te mesuarit shqip

      eskalim = pershkallezim

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arbër

      Çdo popull ne botë, ka edhe fisnikë miqësorë dhe paqësorë! Asnji popull nuk duhet sharë i tëri!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pravda

        paska edhe njerez normale ne ate vend

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dalta

          Lao ce - arti I luftës. Bëje armikun të besojë atë që do të besoje. Qëllimi trullosje.

          Përgjigjjuni
          1. U
            USA

            I NDERUARE NIKOLA SQNDULOVIC' NJE BRAVO E MADHE PER JU' MERITONI SHUME PER KETE IDE DHE SHKRM,NE SHEMBULLIN TUAJ DUHET DUHET TE BASHKOHEN SHUME LIDER BOTEWROR' DHE NUK DUHET TE NDEZIN VEC ZJARRE DHE LUFTERA , DUHET FALNDEUARE SHUME DHE MERITON NJE VEND SHUME TE RENDESISHEM, FALNDERIME USA

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Ky tipi qau për një fëmijë të vrarë dhe ditën tjetër e rrëmbyen e torturuan a thuajse kishte bërë gjëmën. Normale që tani i ka marrë zët nacionalistët. Por dyshoj që ky ka përkrahje të gjerë në Serbi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje