Pavarësia e Kosovës, reagon Vuçiç: 18 vjet më parë u hap “Kutia e Pandorës”

17 Shkurt 2026, 22:20Rajoni TEMA
Pavarësia e Kosovës, reagon Vuçiç: 18 vjet më

Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka bërë një deklaratë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një intervistë të dhënë për mediat serbe gjatë një vizite në Indi, Vuçiç tha se “Kutia e Pandorës” e padrejtësisë dhe shkatërrimit të shteteve sovrane u hap me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.


“Është mirë të analizohet pas 18 vitesh se sa katastrofike ishin pasojat, jo vetëm për Serbinë, jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën dhe botën ato vendime tepër të gabuara.

 


Si NATO, ashtu edhe Evropa dhe Amerika në vitin 2008 dhe sigurisht edhe në vitin 1999… me vendimin e të fuqishmëve, të cilët në atë kohë as nuk interesoheshin dhe për të drejtën ndërkombëtare.

Ata mendonin se ishin të gjithëpushtetshëm dhe të plotfuqishëm, se ishin përfaqësues të Zotit të cilët, me mjetet, armët dhe pasurinë e tyre të madhe, mund të shpërndanin drejtësi me zjarr dhe shpatë ashtu siç dëshironin – tha Vuçiç.

“Ata duhet të shpjegojnë dhe të përdorin të njëjtat argumente që përdorëm ne 18 ose 27 vjet më parë. Është e qartë se fillimi i rënies së rendit botëror ishte në atë periudhë midis viteve 1999 dhe 2008.

Mund të flas edhe për gabimet tona në vitet ’90 dhe 2000 me angazhimin e pamjaftueshëm, për konfliktet e brendshme që prodhuan tensione në atë kohë dhe kur nuk kishim një lidership mjaftueshëm të fortë për të mbështetur popullin dhe vendin e tyre, ata shqetësoheshin vetëm për një lloj rezultati zgjedhor, por në fund të fundit, kanë kaluar 18 vjet, çdo vit po bëhet më e vështirë, por ata nuk arritën ta thyenin Serbinë– tha Vuçiç.

6 Komente

  1. F
    Filoni

    tu hapte kaptina bashk me gjithe kokelopet serbe!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ik mer buzvic.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ju e keni hap shumë herë

        Kutia e Pandores është hap shumë herë gjatë historisë. U hap edhe kur pushtuat tokat shqiptare. U hap edhe kur e zhbëtë autonominë e Kosovës. U hap edhe kur u krijua edhe kur u shua Jugosllavia. Shumë e shumë herë u hap dhe ju tani gënjeni sepse gënjeshtrën e keni sport kombëtar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arberori

          Teorikisht ka te drejte. Pjeserisht e pranon qe kishte mungese lidershipi. Nese nuk do te kishte dhune e vuajtje por te gjithe do te shiheshin si te barabarte ndoshta Jugosllavia nuk do te ishte prishur dhe Kosova do te ishte si njesi e barabarte konstituive me popujt e tjere ne Jugosllavi. Praktikat e gabura sjellin keto rezultate, disa qeshin e disa qajne.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Nuk eshte veti e re e kolonizatoreve qe te derdhin lote korkodilli ,e kane ne gjak si metode per te ber putinin te ndie dhimbje.Historia na meson se cilat jane synimet e ketyre luftetareve besnik dinosaureve .Kjo eshte nje metode qe i karakterizon balojzet e zi te karpateve.Sa i cmendur qe eshte qe: per nje realitet te pa mohuar per te cilin realitet ndihmuan shtete demokratike te botes (SHBA ANGLIA,GJERMANIA ,NATO)per kete fitore te cilen kombi yne e ka deshiruar me plote sakrifica qe nga 1878-1999)e beren realitet...Ne gjeneraten e re ,duhet te na shtyje kurreshtja per te mesuar se ku i kemi trojettona,te mesojme per sakrificat e kombit tone martir ....te mos lodhemi me lote anakondash made in rusiserbi,por te nderojme herojt te gjithe ata qe gjakun e tyre e derdhen per clirimin e Republikes se Kosoves.Lavdi per te gjithe ata trima te UCK-ese te lavdishme,per familjen e Komandantit Adem Jashari dhe plote e plote familje te ndershme .Qent le te lehin Kalaja Kosove qendron madheshtore.Ta gezojme dhe ta mbrojme pamvaresine e REPUBLIKES SE KOSOVES.Gezuar.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Serbia do ta njohe Kosoven nje dite....

              Si fillim, Serbia eshte sot ne armiqesi me shqiptaret, por kjo mund te mos jete e perjeteshme. Serbia do ta njohe Kosoven kur, ashtu si Usa, kete tia kerkoje edhe Rusia e Kina. Nderkohe Serbia ka te drejte qe nuk synon, qe pa dinjitet, te integrohet ne BE. Dinjiteti eshte me i rendesishem per serbet se bashkimi me perulje ne BE. Serbia e ka kuptuar se BE nuk ka te ardhme. Serbia e di mire se me aleatet e saj ne Evrope (Rusine, Hungarine, Cekine, Sllovakine, dhe disi Bullgarine, Rumanine, por edhe Francen) aso eshte rreshtuar drejt per te ardhmen. Shto ketu edhe marredhenie e ngushta me Kinen, dhe deshiren per marredhenie te ngushta me Usa, Serbia i ka treguar BE-se se nuk ka nevoje per nje bashkim me BE me kushte fyese! Permbledhur, Serbia eshte perkrah Amerikes ne qendrimin aktual ndaj institucioneve deshtake te BE.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje