Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë që të marrë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve që u bashkuan në një manifestim masiv në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me video nga manifestimi, Balla shprehet se kjo është fjala përfundimtare e popullit.
“E ftoj Gjykatën Speciale të Hagës që ta marrë menjëherë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve!”, shkruan Balla krahas videos.
Me moton “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë marshuan sot në ditën e pavarësisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.
Në këtë marshim në të cilin mori pjesë edhe vetë Balla ishin të pranishëm edhe presidentja Vjosa Osmani, Ali Ahmeti, Taulant Balla, dhe figura të tjera nga forca të ndryshme politike në Kosovë e Shqipëri.
Kryetarja e shtetit të Kosovës është shfaqur përkrah të birit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ndërsa shumë qytetarë mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet: “Historia nuk mund të rishkruhet”, apo “Liri në emër të popullit”.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte. Të gjithë ish-drejtuesit i kanë mohuar të gjitha këto akuza.
Manifestimi i sotshëm zhvillohet në një datë të shënuar për Kosovën, kur vendi feston 18-vjetorin e pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
O Ballabush jeni vetëm si qeni që leh se nuk keni b…ë të shkoni atje ku bëhet gjyqi.Maluketër nga koka tek këmbët por vetëm një njeri që historia e ka njohur që iu përvu gjithë horrave të asaj kohe duke mbrojtur Shqipërinë nga akuzat për sulm shqiptar kundër Greqisë.Enver Hoxha burrë që nuk vjen në këtë botë më,ju të tjerët jeni thjesht a spektakël plehra
Keto manifestime jane shume te mira, me falni per shprehjen, jane 'pordhe me rigon'. Perse? Sepse kjo gjykate nuk preket nga protestat. Te mencurit e Kosoves, duhet te organizonjne nje referendum qe ti jepni fund gjykates speciale. Mos merret Kuvendi apo Qeveria e Kosoves me cmontimin e kesaj gjykate. Lerjani popullit te vendose. Kuvendi, pastaj, te beje ligjin, miratimin dhe vijini shkelmin kesaj poshtersie serbo-ruse. Me gjykates francez (aleat shekullor i serbo-ruseve) dhe prokurore anglsiht-foles te blere nga serbo-ruset dhe te akuzuar nga Presidenti Trump. Veproni sa nuk eshte vone!
Nuk ishin 200.000!