Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë datë si një moment që përkujton sakrificën, qëndresën dhe vendosmërinë e një populli për të jetuar i lirë.
“Gëzuar Kosovë! Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë! Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj”, shkruan Spiropali.
Ajo thekson se Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm, me institucione të konsoliduara, demokraci në zhvillim dhe orientim të qartë euroatlantik, duke vijuar rrugën e saj përpara me besim dhe përgjegjësi.
Në mesazhin e saj, Spiropali nënvizon se Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen europiane.
“Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë”, përfundon ajo.
Te urojme ,te festojme kete dite historike e cila eshte nje dite historike,qe fale gjeneratave qe nga 1878 -1999,kurr nuk u ndaluan per te qen te lire sovran dhe te shporrin nji here e pergjithmone cizmen e rende rusoserbe.Lavdi te gjithe atyre djemve,vajzave grave qe u bashkuan si nje trup i vetem me UCK-ene e lavdishme,me familjen e Komandant Adem Jashari,aleateve tane NATO,USA ANGLI GJERMANI..Gezuar 18 vjetori ,i perjeteshem qofte heroizmi i te gjithe atyre qe kokat e tyre i celikosen ne bedenet e Republikes se Kosoves.GEZUAR.