Në 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shqiptarë nga të gjithë trevat do të marshojnë në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për ish komandantët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Organizuesit e protestës, platforma qytetare ‘Liria ka Emër’ thonë se pjesëmarrja do të jetë masive dhe mbi 200,000 njerëz pritet të marrin pjesë në atë që synohet të jetë marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë.
Thirrjeve për pjesëmarrje, i është bashkuar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, i cili apeloi për drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Drejtësi, jo politikë! Drejtësi për ata që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Nesër më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi të kthehen në atdhe” shkroi Balla në Facebook.
Foli edhe patrioti i madh qe ben politike me cdo reagim ndaj padrejtesise ne Hage. E kane marr me tapi patriotizmin.
Nje Woodstock ne Prishtine do ta rrise buxhetin e Prishtines.
Po ky njeri ka 20 vjet e kusur që vetëm tall menderen po çfarë rëndësie ka se do dalin në shesh njërzit nuk veni të merni dhe nja dy miljon Indian ti sillni që të duken shumë Po kur duhesh stëhere të mos e votonin gjukatën speciale Ti u çore votojeni se nuk ka asgjë të keqe Na të dalçin sytë përfundimi
O njerez te mire. Edhe ju njerez te keqij a e kuptoni qe gjykaten speciale e votuan se ju kerkoj Amerika dhe Europa. Kjo eshte normale por a e dini se nuk u vitua kurr qe kosovaret te dalin ne Hage deshmutar kunderclirimtarve.. ku ka ndodh ne bote ndonjeher qe clurimtaret te paditene te shkojne deshmitar kunder tyre. Kurr cila gjykate thot apo detyron deshmitaret asnje. Ato vetafrohen o qiell qe nuk bie mbi tradhtaret e kosoves mbi ju o nipat e kryetradhtarit xhafer deva.