Vizita e Ramës në Kosovë dhe takimi me krerët e shtetit, analistja: U prit pozitivisht! I kanë lënë anash mëritë e së shkuarës

16 Shkurt 2026, 22:20Rajoni TEMA
Vizita e Ramës në Kosovë dhe takimi me krerët e shtetit,

Analistja Alma Lama tha se vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë është pritur pozitivisht në sferën publike.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Lama u shpreh se vizita vjen në një moment simbolik, ndërsa përveç festimeve, në Kosovë priten edhe protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Analistja thekson se gjatë takimit të Ramës me krerët e shtetit të Kosovës është vënë re një gjuhë më e matur dhe më e harmonizuar mes palëve, duke lënë pas mëritë e së shkuarës.


Sa i takon procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Lama shprehet se perceptimi publik karakterizohet nga tensioni, pasi çështja po shkon drejt fundit.

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë, analistja vlerëson se Kosova mbetet një shtet në konsolidim, si në planin e brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

INTERVISTA E PLOTË:

Si është pritur në sferën publike në Prishtinë vizita e deritanishme e Kryeministrit Rama?

Lama: Besoj se është pritur pozitivisht, pasi vjen në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës. Natyrisht, përveç festës, nesër edhe protestohet për ish-krerët e UÇK-së. Ndërkohë, sot pati vizita me krerët e shtetit të Kosovës, Kryeministrin dhe Presidenten. Këtë herë duket se gjuha ka qenë më e përshtatshme dhe më e pranueshme për të dyja palët, duket sikur i kanë lënë anash mëritë e së shkuarës dhe janë më të harmonizuar në ato që thonë publikisht.

Gjyqi në Hagë po shkon drejt fundit dhe nga të gjitha anët dëgjohen zëra që po vënë gjithmonë e më shumë në pikëpyetje ngritjen e Gjykatës Speciale. Cili është perceptimi i përgjithshëm?

Lama: Perceptimi i përgjithshëm karakterizohet nga tensioni, sepse jemi në prag të dhënies së vendimit. Deri më sot është dëgjuar fjala e fundit e mbrojtjes dhe tashmë i takon gjykatës të marrë vendimin në lidhje me aktakuzat e ngritura. Tensioni është prezent në Kosovë, sidomos te mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së, jo vetëm për faktin nëse do të dënohen, por edhe sa do të dënohen, duke pasur parasysh se prokuroria ka kërkuar dënim maksimal. Duhet të kemi parasysh se Kodi Penal i Kosovës e parashikon burgimin e përjetshëm si dënim maksimal. Ky dënim është kërkuar në mënyrë të njëjtë për të gjithë krerët e UÇK-së që janë në Hagë, pavarësisht se përgjegjësia e tyre ka qenë e ndryshme. Edhe nëse provohet fajësia, duket se këtij gjykimi i janë dhënë nuanca politike, ky është perceptimi. Natyrisht, kjo është një gjykatë e themeluar nga Kosova, gjyqtarët janë të huaj, por gjykata është e Kosovës dhe i nënshtrohet tërësisht legjislacionit të saj. Kosova ka gabuar rëndë para dy vitesh kur dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, gjë që do t’u jepte mundësi të gjykuarve t’i drejtoheshin Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse ka shkelje. Gjykimi ka zgjatur shumë përtej afateve dhe kjo është një nga ato shkelje që pretendohet me të drejtë.

Nesër Kosova shënon përvjetorin e saj të Pavarësisë. Çfarë shënon ky përvjetor në kuptimin e bilancit të përgjithshëm të shtetformimit?

Lama: Kosova vazhdon të jetë një shtet në konsolidim e sipër, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në planin e brendshëm. Ka konsoliduar demokracinë e brendshme dhe funksionimin institucional, me gjithë vështirësitë e një shteti që del nga lufta. Në arenën ndërkombëtare ka pasur suksese, por mbetet një shtet i papërfunduar, pasi nuk ka arritur të bëhet anëtare e OKB-së, Bashkimit Evropian apo NATO-s për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet e BE-së. Kjo është pika më e dobët në politikën e jashtme dhe dëmton procesin e integrimit. Sa i përket demokracisë, kohët e fundit ka pasur një lloj tendence drejt autokracisë në fillesat e saj, por Kosova vazhdon të jetë nga vendet më pozitive në rajon. Në vlerësim të përgjithshëm, 18 vjet pas pavarësisë, shteti ka arritur shumë, por rruga përpara është e gjatë dhe me plot sfida.

3 Komente

  1. T
    Tani

    O Ramadure pse nuk e merre dhe patriot Saliun me vete se me duket nuk e lejojne me shkuar ne kosove se pate ulur cminin e naftes ne kohen e luftes. Ose beje z.kryeminister po deshe te heci mbare ne zgjedhjet lokale ti humbish te gjithe bashkite hahaha

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi Xhixho

      Mëritë ishin unilaterale nga Ramaduro, ngase deshi t'u bënte serbëve nder, duke tradhëtuar kosovën. Njëher e bindi hashimin ta miratonte gjykatën e haagës, pastaj tentoi të bindte albinin të bënte "republikën serbe" në kosovë. Hashimi nga injoranca ra prehë e tija, por albini edhe iu kundërvua dhe ngeli "vëlla" ashtu siq e do "kanuni". Tani ky Ramaduro që është në hall nga korrupsioni, protestat dhe trysnia europiane, kërkon mbështetje te ata që i mallkonte.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi Xibraka

        I dashur Andi. Me duket se e egzagjeron me ato qe thua...Vetm nje idjot do dilte kunder Gjykates se Hages qe presupozon frike nga e verteta...Tentativa e Rames per te bindur Albinin te bente "republiken serbe" ne Kosove, ishte perjekja e Rames qe te binte Albinin te bisedonte me serbet sipas platformes perendimore te "shkembimit te territoreve" qe do ti apo nuk do eshte zgjidhja me optimale. Albini i ka kundershtuar keto iniciativa sepse ka vepruar sipas interesave serbe. eshte Serbia qe nuk do zgjidhje te problemit dhe marreveshje me Kosoven, sepse kjo do ishte perfundimisht nje "good bay" i tyre nga Kosova dhe do hapej rruga per bashkimin kombetar, megjithese Kurti eshte per Republiken e Dardanise.... Ti i dashur Andi, meqe urren Ramen jo vetem e quan ate Ramaduro, por pozicionohesh me Saliun qe i ka shitut nafte Milloshevicit per te vrare shqiptaret e Kosoves....Je shume i poshter qe politiken e ve para intersit kombetar....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje