Presidentja Vjosa Osmani uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin e pavarur të Kosovës!

17 Shkurt 2026, 08:50Rajoni TEMA
Presidentja Vjosa Osmani uron 18-vjetorin e Pavarësisë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

E para e shtetit u shpreh para gazetarëve se sakrifica e popullit të Kosovës për të arritur deri këtu ka qenë shekullore, që qytetarët të gëzojnë sot lirinë.

Ajo shprehu respektet e saja për presidentin historik Ibrahim Rugova, për sakrificën e familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari dhe për mijëra dëshmor, heronj të UÇK-së.

“Ju uroj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë së shtetit. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, që po hyn në moshë të pjekur. Sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore, në fakt kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka që sot ne ta gëzojmë shtetin e Kosovës.

Shprehim respektin më të thellë për rrugën, kontributin dhe vizionin e presidentin historik Ibrahim Rugova, për sakrificën e familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari dhe për mijëra dëshmor, heronj të UÇK-së, për të gjithë ata që dhanë jetën dhe bën sakrificë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetit tonë”, tha presidentja Osmani.

1 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Dhe mijra vjet me radhe .......ja uroj nga zemra atij poppulli

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje