“E gjithë Kosova në këmbë” – Thirrje për drejtësi jopolitike, mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë

17 Shkurt 2026, 13:45Rajoni TEMA
“E gjithë Kosova në këmbë” – Thirrje

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja zyrtare e protestës për atë që organizatorët e cilësojnë si padrejtësi në Haga ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës.

Me pankarta në duar dhe thirrje për “drejtësi jopolitike”, protestuesit shprehen se proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së duhet të jenë të drejta, të paanshme dhe të bazuara vetëm në prova.

Pamjet nga terreni tregojnë një mobilizim masiv të qytetarëve nga të gjitha trevat e Kosovës, ndërsa organizatorët e cilësojnë këtë si një nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend.


Protesta pritet të nisë zyrtarisht në minutat në vijim, ndërsa forca të shumta policore janë vendosur në terren për të garantuar mbarëvajtjen e saj.

1 Komente

  1. K
    Kosova po kthehet ne rrugen e duhur

    Kosova duhet ta ndryshoje kushtetuten per te shuar drejtesine e saj speciale te deshtuar, si dhe per te detyruar nje referendum per t'ju bashkuar Shqiperise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje