Nga Podgorica, delegacioni i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian ka theksuar se mbyllja e kapitujve të negociatave varet nga rezultatet konkrete në fushën e sundimit të ligjit.
“Parlamenti duhet të përshpejtojë emërimet në gjyqësor, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, bazuar në procedura transparente. Ky proces duhet të jetë një përgjigje e fortë dhe e besueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë dënimet në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, tha David McAllister, kryetar i Komisionit të Jashtëm të PE-së.
McAllister theksoi se vetëm miratimi i ligjeve nuk është i mjaftueshëm, nëse ato nuk zbatohen në praktikë.
Presidenti Milatoviç u tha eurodeputetëve se për një vit parlamenti nuk ka votuar për propozimet e tij për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kjo vonesë, sipas tij, rrezikon funksionalitetin e plotë të këtij institucioni.
Mali i Zi dhe Shqiperia duhet te pergatiten per te mos lejuar nderhyrjet kapricioze, e mbase me qellim final te keq, te BE per drejtesine gjoja te re qe ajo vete u diktoi. Duket se BE eshte e pa pergatitur per zgjerim, dhe gjen pretekste! Nese lufta ne Ukraine perfundon pas disa muajsh, Mali i Zi e Shqiperia mund te hidherohen kur BE te deklaroje indirekt se integrimi shtyhet deri ne vitin 2035! Deri atehere BE do jete harruar qe ka ekzistuar. Erdogani ka te drejte, BE po mbaron.... nese nuk angazhohet me shume Usa, Ballkanin e paintegruar do ta influencojne plotesisht Kina e Rusia. Te vegjlit duan mbeshtetjen e nje prejt tre te medhenjve.