Konjufca në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Ju shkelën brutalisht të drejtat, po përpiqet të shtrembërohet historia

18 Shkurt 2026, 08:57Rajoni TEMA
Konjufca në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Ju

Zv/kryeministri dhe ministri për Punët e Jashtme, Glauk Konjufca, do të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se ish-udhëheqësit e UÇK-së e kanë marrë tashmë një ndëshkim të padrejtë për shkak të zgjatjes së procesit.

“Ka qenë një shkelje brutale e të drejtës për me pas gjykim të arsyeshëm në kohë”, tha Konjufca.


Ai u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe mbrojtëse. Ai tha se në Gjykatën Speciale po përpiqet të shtrembërohet historia.

“Nuk ka asnjë institucion, këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë gjykatë. Dhe çfarë po përpiqet të ndodhë brenda kësaj gjykate është shtrembërimi i historisë sepse edhe baza mbi të cilën u ndërtua në gjykatë që është raporti i Dick Marty-t doli një raport i gënjeshtërt me plot të pavërteta për trafikim të organeve nga “UÇK-së dhe mbi këtë bazë u ndërtua kjo gjykatë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se një grup deputetësh i janë drejtuar Gjykatës Speciale në lidhje me masakrën e Dubravës, por ajo nuk e ka trajtuar kurrë një krim të Serbisë.

 

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Nuk e di ku ka ftyre konjufca te kakarris tash kur çdo gje gati ka marre fund,ku ishte ky kur shum nga bashkpartiaket e tij krijuan dosje e akuza hiq ma te poshtra se vet serbia siq jane herdalla,magjupi dimal basha, e shum ministra e kshilltar te kurrcit qe ska asnje dyshim se i kan ba me dijeninne e kurrcit por edhe te konjufces, andaj se kuptoj si ftyre te shkon edhe ne hage dhe te ballafaqohet me familjaret e tyre, qiftin e tij dhe shoket e tij do ti mallkoje toka dhe heret a vone siq e ka kuptuar konjufca se kosova do te kete pasoja nga ky gjykim do te turperohen para femijeve te vet dhe shqiptaria do ti kujtoj si argat te serbise.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gostivari

      ZOTÊRI i nderuar! Nuk shtrembërohet historia e LAVDISË UCK, e popullit shqiptar, me shoshën e Speciales. Dinitozja serbe, Natasha Lazarecic, redaktore portali, para dilu 10 ditësh, tha për UCK-ën. "VERDIKTI është dhënë me kohë (që nga viti 1999) UCK bëri luftë TRIMËRORE, HEROIKE kundër GJENOCIDIT (serb)". Krejt cka do llomotis SPECIALJA, do mbetet llomotitje, që do mundohen ta shfrytëzojnë Rusia, Serbia dhe segmenti ANTISHQIPTAR EVROPIAN" Në luftën që ka nisur kundër nesh do dalim UCK - FITIMTARE. NDERI dhe KRANARIA KOMBËTARE.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje