Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar se ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare, pasi sipas tij, e ka ditur që mbrojtja do ta sulmonte dhe do t’i hidhte poshtë këto dëshmi.
Ai theksoi se Prokuroria po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre. Mishetiç përmendi edhe dëshminë e Bislim Zyrapit, duke theksuar se ai nuk ishte dëshmitar i besueshëm.
“Të mërkurën i kërkuam Prokurorisë të na shpjegonte se si arriti në këtë përfundim, kur Zyrapi ishte i pranishëm në takimet e UÇK-së dhe Zyrapi nuk ishte anëtar i NPK-së. Ne nuk morëm asnjë përgjigje, dhe arsyeja për këtë është se Prokuroria nuk ka asnjë përgjigje. Për ne kjo nuk ka kuptim”, tha Mishetiç.
Zotëri, ke në dorë një kodër me prova (jo vetëm fakte të paprovuara) të ushtrosh kallëzim për ndjekje penale, pa marrë parasysh se cfarë përgjegjesh do të marrësh nga një institucion pa legjimitetin e popullit të Kosovës, ngase nga një institucion që duhej të merrte fuqinë juridike nga kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, argumentarisht u vendos në institucion mbi sovranitetin e popullit.
Nuk keni fuqi as fizike, as procedurale (ua mbollën dyert) por keni forcën juridike-morale. Shfrytëzoni në aktin e ankimimit. Nuk ka vendim lirimi nga akuza, jo.