Avokati mbrojtës i Selimit tha se është shqetësuese paaftësia e Prokurorisë së Specializuar për të bërë dallimin ndërmjet pretendimeve dhe provave.
“Paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave, është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor, sa është edhe befasuese. Por edhe paaftësia për të trajtuar pikat e tjera që janë ngritur në lidhje me NPK-në theksojnë mungesën e qartësisë dhe besimit që ka vetë Prokuroria në argumentet e veta”, tha Geoffrey Roberts.
Ai shtoi se trupi gjykues nuk duhet të bazohet në provat e paraqitura nga Prokuroria, duke shtuar se kjo e fundit nuk mund të vërtetojë fajësinë e klientit të tij.
“Rexhep Selimi të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij”, tha Roberts duke mbyllur fjalën e tij.
E vërtetë absolute, por ose kemi të bëjmë me prokurorë inkompetentë, fajësi më e vogël juridike, por që dikush që zyrtarisht i monitoron duhet t´i kishte larguar e të zëndësoheshin nga kompetentë, ose më keq, bëjnë rolin e inkompetencës dhe trillojnë, manipulojnë, fshehin, asgjësojnë provat, ose shpërfillin provat në favor të akuzuarve, aherë kemi të bëjmë me dy parime të kundërligjshme (të njohura nën siglën juridike S.L. dhe I.E.), qëdo të thotë konsumim me dashjepenaliteti dhe mjekërrcjapi gjykatës me përvojë, sipas detyrës zyrtare duhej t´ua merrte mandatin e prokurorit dhe të ushtronte padi penale kundër tyre, të ndërpriste gjykimin, të lironte të akuzuarit. Kjo duhej bërë që nga SHTËPIA e VERDHË, por vijoi ne "SHTËPINË e DYTË të VERDHË", stisja ose sajesa e faktit se Hashim Thaci paskësh mashtruar NATO-n të ndërhynte nga ajri. Abuzim i rëndë me fkte. Del sheshazi se gjykata, gjykatësi kryesor të jetë pjesë e krimit të organizuar përmes institucionit jolegjitim "Gjykatë - Prokurori SPECIALE e instaluar si institucion i drejtësisë së Kosovës, por që, faktikisht, qëndron mbi sovranitetin e popullit të Kosovës, që e vesh këtë me ilegjimitet dhe elemente inkriminimi. Këtë RRETHANË inkriminuese duhet ta ketë për bazë KUVENDI i KOSOVËS dhe ta shpall "SPECIALEN" institucion inekzistent ngase fuqia juridike e saj nuk buron nga populli i Kosovës"
Jo zotëri, nuk kanë turp ata, janë në siklet. Kur kamera fokuson fytyrat e tyre, rrinë kokulur, me lëvizje miu në fytyrë. Janë të vetëdishëm se janë instrument i krimit.