Kreu i partisë shqiptare në Mal të Zi: Tre militantë serbë janë arrestuar për dhunimin e 3 të rinjve

7 Janar 2024, 19:20Rajoni TEMA

Kreu i partisë shqiptare në Mal të Zi: Tre militantë

Kreu i Unionit Demokratik Shqiptar, një prej partive shqiptare në Malin e Zi, Meto Zenka ka komentuar dhunimin e 3 të rinjve shqiptarë përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24.

Zenka u shpreh se pas ngjarjes së rëndë forca politike që ai drejton ka reaguar në gjithë mediat e vendit dhe ka bërë apel për zbulimin e të vërtetës.

Ai theksoi se sipas informacioneve që ka kanë qenë 7 militantë serbë që kanë sulmuar të rinjtë shqiptarë, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

Sipas tij ky nuk ishte një incident banal, por një sulm i qëllimshëm që shpreh urrejtjen e serbëve, të cilët pasi panë simbolet shqiptare në mjetin e të rinjve kanë nisur provokimet e më pas sulmin fizik ndaj tyre.

“Kemi reaguar në të gjithë mediat në Malin e Zi dhe kemi bërë apel për arritjen e zbulimit të së vërtetës. Sipas informatave tona, 3 djemtë shqiptarë që thanë se u dhunuan nga7 apo8 militantë serbë, ne vërtetuam se ata ishin 7 vetë, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim.

Unë kam kontaktuar edhe me kryeministrin malazez, i cili dha urdhër për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Organet e policisë erdhën shpejt dhe pritet që deri nesër të arrestohen edhe personat në kërkim.

Zakonisht këta persona janë militantë të politikës serbe.

Nuk është një incident banal, por ishte diçka e qëllimshme për të shprehur urrejtjen e të rinjve serbë të veshur me uniforma serbe që sapo panë regjistrimet dhe targat shqiptare kanë nisur provokimet dhe kanë sulmuar të rinjtë shqiptarë.

Dita ditës jemi dëshmitarë të thirrjeve pro-serbe kundër pakicave në Malin e Zi, disa herë edhe sulme fizike. Kryeministri ka kërkuar marrjen e masave ndaj autorëve të dhunës, mirëpo shqetësimi është te paraqitja e këtij rasti si një incident trafiku. Ata kanë qenë duke ecur në këmbë, militantët serbë, dhe më pas kanë provokuar shqiptarët dhe i kanë sulmuar”, u shpreh ai.

6 Komente

  1. P
    Plavë

    Ne rastin e Tiranes zyrtare qe i futet ne bythe Vucicit, kjo rrafje duhet te ju beje mire e te ju kthjell sepse shqiptaret ka kohe qe nik e dallojne vellaun nga hasmi. Vellezerit e Rames ju rrahen, tani leshoni nje muzike serbe ne restorantet shqiptare qe tu kaloj dhe te kaliteni per rrafjen e radhes qe do tua bejne serbet. Shqiperia shtet banal, kudho e vjedh dhe e rraf. Ramoviq qe nderon serbet e Koraca qe i ftoj te kendojne.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Jepe komentin ndonjë personi që ka bërë ndonjë klasë shkollë e di si shkruhet.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Giani Biazi

      Mos beni turizem ne Malin e Zi, do ta provoni drurin ne kurrizin tuaj nga serbet e Kosoves nen hundet e policise indiferente malazeze.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Dhuna tregon fytyren a vertete antiShqiptare te Sllaveve te Jugut.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli

          Ve bast qe Jane shqiptare te slavizuar,Vetem shqiptaret e slavizuar,greqizuar,bullgarizuar Jane Kaq agresive.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Concili

            Serbet dhe Graqiret radikale nuk behen njerez. Jane lloji i kafshes. Mesohen me urrejtje qe ne familje, pastaj ne ato te ashtequajtura kisha te tyre qe vec kisha te Zotit nuk jane.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje