Kryediplomati hungarez: Do të votojmë kundër rezolutës për Srebrenicën

15 Maj 2024, 14:14Rajoni TEMA
Kryediplomati hungarez: Do të votojmë kundër rezolutës

Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën, tha sot në Budapest ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Szijarto.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Szijarto theksoi se rezoluta me dashje apo padashje siç tha ai “demonizon gjithë popullin serb për tragjedinë në Srebrenicë”.

“Bosnja dhe Hercegovina ka bërë hapa seriozë në rrugën e integrimit evropian. Në mars, u vendos që të fillojë procesi i negociatave për anëtarësimin në BE.

Është e rëndësishme që të gjitha entitetet dhe popujt në Bosnjë të japin kontributin e tyre”, tha Sijarto, raportojnë mediat serbe.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet rezoluta për Srebrenicën është caktuar për 23 maj.

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Po ndryshe, hëpërhë, s'kanë çfarë provash të tjera të japin që janë nazistë. Këta që votojnē kundër rezolutës për gjenocidin në Serbrenicë ruajnë kështu "të drejtën" apo zënë radhën për të kryer vetë gjenocid diku.

    1. D
      Drejtesia e munguar

      Ja, kjo është Evropa! Në fakt kjo duhet të niste nga shteti shqiptar që në vitet 2000 edhe për Kosovën.

      1. h
        hamleti

        Bastard i popullit hungarez Pas L2B, Panonia kishte rreth 600 mijë banorë - hungarazë. Sot kanë mbetur rreth 150 mijë ! Po fill mbas këtij harku kohor, fshatra të tëra hungareze shfarroseshin, jo pak edhe me therrje si të kishin qenur dhen. Panonia etnikisht, ishte trevë hungareze dhe kroate, me bjë grusht serbësh, me tipare qytetërimi, të cilët autoktonë ndihen sot e kësa dite ngushtë nga primitivizmi e atavizmi i shkive të ardhur nga Herzegovina.

        Lini një Përgjigje