"Shkeli marrëveshjen duke ndaluar vizitën e patriarkut!'' BE dhe Quint-i ''shuplakë'' Kosovës

14 Maj 2024, 20:31Rajoni TEMA
"Shkeli marrëveshjen duke ndaluar vizitën e

Vendet e Quintit dhe Bashkimi Europian kritikojnë Kosovën për refuzimin e kërkesës për vizitë të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe të disa priftërinjve të tjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se nuk do të lejonte vizita të tilla për sa kohë që “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, nuk lejon vizitat e zyrtarëve shtetërorë në Serbi dhe për më tepër vijon fushatën kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se është Kosova që ka shkelur Marrëveshjen për vizita zyrtare, të arritur në dialogun për normalizimin e raporteve, pasi sipas tij, vizita e Porfirijes ishte njoftuar tek autoritetet në Prishtinë.

“Duke ia refuzuar hyrjen atij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që eka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizita zyrtare, por në mënyrë të ashpër e ka injoruar edhe rëndësinë që ka Kisha Ortodokse Serbe për një pjesë të qytetarëve të Kosovës dhe kjo shkon kundër parimeve themelore të një shoqërie shumetnike, tolerante dhe demokratike.”

Ndërkaq, përmes një deklarate të përbashkët, ambasadat e shteteve të QUINT-it – Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shteteve e Bashkuara – dhe Zyra e BE-së në Kosovë shprehën shqetësim për refuzimin e vizitës së Porfirijes.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me nenet e Planit të Ahtisaarit, ku përcaktohen qartë të drejtat, privilegjet dhe imuniteti për klerin e Kishës Ortodokse Serbe dhe po ashtu nuk është në përputhje me detyrimet e Kosovës që dalin nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në deklaratë.

Më tej, u kërkohet palëve të përmbahen nga ԭdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe që mund të çojë në incidente.

12 Komente

  1. X
    Xhejms

    Ehh ka per ta çuar dem gjakun e luftetareve te UÇK ky spiun i serbeve , zgjohuni Kosovare se Al-Bini po e ben tamam lojen e Serbise . I nxjerr serbet nga kriminele ne viktima .

    Përgjigjjuni
    1. k
      kataklizmo

      xhejms o bythqir i janulles

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Albini krijon konflikte te panevojshme ti japi shans Serbise te abandonoje bisedimet. Nje here patentat, nje here pashaportat, nje here priftin Serb, nje here dinari. Marrveshja ngec ne vend. Kosova ka nevoje per te krijuar shtetin e pavarur.

        Përgjigjjuni
      2. r
        riku

        shkoni ore bythqira pro serbe

        Përgjigjjuni
        1. i
          ilirian

          Kjo është e tepërt BE duket si palë me serbin kur flet kështu ... serbet dërgojnë bandit në Kosovë për ta destabilizuar dhe mermerit nëpër dhëmbë Kosova ushtron të drejtën e saj të lejojë kë mendon se mund të hyjë apo jo në Kosovë BE ulërit që Kosova ka shkelur marrëveshjet po çfarë mendon se kështu do i kthej mendjen Serbëve ... që mos ti shërbejnë interesave Ruse???

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jane muajt e fundit per VV e cakerdisur

            Bravo VV me Kurtin ne krye, jeni gati edhe bar te hani dhe mos degjoni BE dhe Usa, se Tiranen jo se jo. Tek e fundit ju dardanet me mentalitet lindor serb vini te gjithe ne Albani kur ta shihni bythen keq; dhe do vije puna qe Perendimi tia bashkoje Shqiperise trojet shqiptare te 'dardave' te marre. Mandej ne ju nuk do tu lejojme te ktheheni ne Kosoven tone sepse ju e sillni perseri mbrapsht punen si tani, e nuk do tu lejojme ta bashkoni ate me Serbi.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nik

              Ore ne dime qe kjo nuk eshte nje gazete serbe qe ngazelleheni kaq shume me kete titull "bombastik" "BE dhe Quint-i ''shuplakë'' Kosovës"!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatosi-kosove

                Ndalimi i priftit shovenist serb eshte shume shume i qelluar kurse reagimi i BE-s per turp, Ku ishte kjo BE para nje muaji kur serbia ndaloi qindra autobus e Ventura dhe maltertoi mijera shqiptar ne kufirine kroaci -serbi, aty edhe pati arrstime te shqiptareve qe edhe sot nuk dihet se Ku jan dhe ky zedhensi i BE-s dhe vet BE as qe thane nje fjale, andaj mendoj se kosova duhet ti ndalon çdo vizitee kujdoqofte dhe me çdo çmim, ne fund te fundit kisha serbe ne kosove ka te gjitha te drejtat si edhe xhamija, ka prifterij sa te duash bile edhe me shum se ne çdo kishte ne serbi andaj çfar kerkon ai kriminel prifti,vetem provokim qe sdo mend se paska edhe perkrahjen e BE-s, kosova paska shkelur marreveshjen e vitit 2014 kurse serbia jo, kjo me kujton millosheviqin dhe vuqiqin qe edhe kur vrisnin femijet e gra shqiptare i quanin terrorist kurse kriminelet vrases heroj, turp per kete europe.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komentuesi

                  Jane dy momente qe dalin ne drite nga ky zhvillim qe demtojne rreputacionin tone. Momenti i pare eshte "shpirti luftarak" me te cilin shume komentues, mbeshtetes te Kurtit komentojne per kete ngjarje. Ne thelb edhe une jam dakort me kete "shpirt luftarak" dhe ngazellehem nga sharjet per priftin "shovinist" serb dhe politiken ekspansioniste te Beogradit, por mendoj se nuk eshte momenti per keto pune. Shpirtin tone luftarak e tregoi Thaci me shoke kur ishte koha dhe sot duhet mencuri dhe bashkepunim me perendimin. Fjale te ashpra (edhe pse te merituara) kunder Evropes, nuk i sherbejne ceshtjes sone. Kjo politike i sherben vetem Albinit qe ua ka bere mendjen carcaf per interesa te tij dhe te Vuciqit. Pordhet e medha grisin breket e tua thote populli, por ne kete rast ato grisin breket e Kosoves. Kujdes te dashur shqiptare(kosovare, dardane dhe pordhare) qe ju ka bere Kurti lesh e li. Mbani mendjen te hapur se te gjithe ju, me ne krye Kurtin do i beni "mutin" Kosoves ne nje rast eventual lufte... Per momentin e dyte nuk po zgjatem sepse nuk dua "ta dhjese me tej" por shkurt dhe shkoqur eshte koha per ment dhe bashkepunim me Ameriken dhe Evropen dhe jo per "servilizem" me Albinin, Mbretin tuaj Shejtan, qe me politiken e tij i sherben Serbise. Kete doni ju? Mundohuni te udhehiqeni nga llogjika dhe jo nga zemra. Albini ju ka pushtua "zemren" tuaj te madhe me fjale bombastike por vezen e ka bere ne Norvegji. Vetem kaq eshte e mjaftueshme...

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Boll dhjeve për sot.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      komentuesi

                      E kam dhurate thjesht per ty...Ngopu se te ben mire!

                      Përgjigjjuni
                  2. N
                    Noci

                    Po ky Porfirio del e parakalon me kriminelet e luftes qe mund te kene vrarë edhe ne Kosove ju te BE duhet te mbyllni sytë se vetem Kosova duhet te beje leshime pasi per ju Serbet jane gjithmone viktima

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje