Vjosa Osmani: Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

14 Maj 2024, 12:53Rajoni TEMA
Vjosa Osmani: Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që, sipas saj, të shpërqendrohet vëmendja nga lufta që Moska nisi më 2022 kundër Ukrainës, dhe të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”.


Gjatë pjesëmarrjes në Samitin për Demokraci të Kopenhagës, Osmani tha se demokracia në botë është në sprovë, pasi sipas saj, autokratët po sulmojnë vazhdimisht vlerat demokratike.

Ajo tha se Kosova e sheh të ardhmen e saj në familjen euroatlantike dhe nuk do të ndalet së punuari në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Por, sipas Osmanit, Serbia fqinje po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, që të shtyjë përpara agjendat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Siç e dini, Kosova kufizohet me Serbinë, vend që jo vetëm së voni, por sidomos së voni është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur, shumë besnike e Rusisë, që përpiqet të luajë me ato lojërat e [presidentit rus, Vladimir]Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”, tha Osmani.


“Sepse ky efekti shpërndarës me të cilin Rusia do të arrinte shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina, kjo do të ishte shumë e nevojshme për ta. Pra, puna që mbajmë bashkë me aleatët tanë, sepse siç e dini kemi një prani të NATO-s në Kosovë, për të siguruar që Kosova të mbetet e sigurt e stabile, është një gjë që bëjmë çdo ditë, çdo orë”, shtoi presidentja e Kosovës.


Serbia ka raporte miqësore me Rusinë dhe është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që u ka rezistuar thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të vendosë sanksione kundër Moskës për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Megjithatë, Serbia ka mbështetur disa rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Gjatë samitit në Kopenhagë, Osmani tha se Kosova ka rritur bashkëpunimin me aleatët e saj për të zmbrapsur çdo qëllim “destabilizues në kufirin verior” – duke iu referuar kufirit me Serbinë.

Në këtë kontest ajo përmendi sulmin e organizuar vitin e kaluar nga një grupi të armatosur serbësh në Banjkës të Zveçanit.

“Vitin e kaluar patëm një sulm të tillë, ishte një sulm paramilitar që shkoi deri në akt të agresionit nga Serbia, por që arritëm ta kthenim mbrapshtë përkundër madhësisë së sulmit, sepse bashkëpunuam me aleatët tanë", tha Osmani, duke mos përjashtuar mundësinë që një sulm i ngjashëm të përsëritet në të ardhmen.
Gjatë sulmit në Banjskë u vra një rreshter i Policisë së Kosovës dhe në shkëmbimet pasuese të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Pas sulmit, autoritetet në Kosovë kishin thënë se po hetonin përfshirjen e mundshme të Rusisë me sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Zyrtarët e lartë në Kosovë vazhdimisht kanë thënë se Serbia mbështet agjenda destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, disa herë ka përmendur Kosovën, kur ka justifikuar nisjen e pushtimit të Ukrainës fqinje.

Por, një krahasim të tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si injorancë./ REL

4 Komente

  1. f
    funderrina

    Para Serbise,ja keni hapur ju turcelinjt e kosoves Perendimit,frontin e luftes,qe po e provokoni gjate gjithe kohes,duke mos realizuar kerkesat e tij,qe ta fusni perseri,ne nje lufte tjeter ne Ballkan,per hesap te formimimit tuaj te mykur mesjetar.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fantazisti

      Jo me kot Putini krahason rastin e Kosoves me rastin e Ukraines. Elementi i perbashket eshte se ne te dy rastet lufta u be per hir te mbrojtjes se "pakicave". NATO nderhyri per te mbrojtur shqiptaret qe jetonin ne tokat e tyre, kurse Putini nderhyri per te "mbrojtur" ruset qe po ashtu jane ne tokat e tyre...Trampi dhe Putini gjeten "zgjidhjen" per te mbyllur kapitullin e Kosoves duke propozuar "shkembimin e territoreve" qe ne thelb do te thoshte qe referendumet popullore te zevendesonin luften ne te arthmen. Kjo nuk u pranua nga Evropa. Merkeli e kundershtoi kete ide me thenien se po te behej kjo precedence, ahere per Evropen do hapej "Kutia e Pandores". Trampi dhe Putini ketu paten te drejte sipas interesit te tyre. Trampit as i plaste bytha per Evropen qe i bente krshillek Amerikes dhe nuk paguante kontributet ne NATO, por luante si me rusin dhe Kinen kunder Amerikes. Te drejte kish edhe Putini sepse kjo eshte ne interes te "botes ruse". Te vetmit qe gabuan ishin shqiptaret sepse te hipnotizuar nga "Evropa Kurve", si ushtare te saj, per te mbrojtur kufijte kunder rusit, kundershtuan. Ne krye te saj ishte Kurti sepse ai e ndjen vehten si ushtar i flaket i Merkelit, per te mbrojtur kufijte kunder sllavizmit...Sikur te ishte pranuar kjo ide, Putini nuk do dergonte ushtrine ne Ukraine por si fillim do kerkonte referendum per shkeputje te ruseve nga Ukraina. Kjo vertete binte ne kundershtim me politiken e "Evropes Plake" sepse ajo eshte e zfytur ne mish-mashe kufitare aq shume sa nuk del dote. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe Kurti mbrojti Evropen kunder Amerikes, rusit dhe shqiptareve. Atij i pelqen fort roli i ushtarit te Evropes ne piken kufitare te lindjes...Edhe Vjosa eshte ne merak sepse rusi eshte kunder Evropes dhe ajo eshte besnike me Evropen, megjithese vet Makroni nuk eshte ne dashuri me Kurtin. Pune te ngateruar si puna e qenit me te zotin...

      Përgjigjjuni
      1. U
        UÇK

        TI O E BIJA E SHPIUNIT RAIF OSMANI I KE NDIHMU MË I QU NË HAGË ÇLIRIMTARET SE BASHKU MË KURTOVIÇIN DHE MË ZAGARICËN SHVARC QE I KA PJELLË 5 FEMIJË JO SHQIPËTARË TURPI JU MBULOFTË DHE ZOTI JU VRAFT JUVE TE PARTISË GUXO DHE RRUGAQET E VETFUNDOSJES

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamuri

          I thone : fshati qe shihet nuk ka nevoj per kallaus.Edhe dobicet rusoserb hedhin helmin te neperrkes per te njollosur Presidenten e Republikes se Kosoves,nje figure shum te shquar e respektuar edhe nga te gjithe nderkombetaret,te cilet kane patur rastin ta takojne dhe tediskutojne per te miren e Republikes se Kosoves dhe popullit tone.Keta palaco jane aq te verber,fanatik te pa edukuar ,qe nuk kuotjne se Presidentja i ka ber nje vend te caktuar vetvehtes ne faqet e historise.Kush jeni ju pleshtat qe rini tek prapanica e gomereve,ju armiq te perbetuar rusoserb,ju qe nuk i lini dy gure bashke per te komprimituar figurat eminente te kombit tone.Qelbesira die,qelbesira jeni dhe do mbesni o ushujza rusoserbe..ju jeni egersira,juve ju pengojne shqiptaret e zgjuar te arsimuar te cilet ua prishen planet, tuaja...ju bastarde demone te cmendur te botes rusoserbe,zoti u vrafte...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje