Kosova i ndalon vizitën kreut të Kishës Ortodokse Serbe dhe shtatë peshkopëve tjerë

13 Maj 2024, 17:06Rajoni TEMA
Kosova i ndalon vizitën kreut të Kishës Ortodokse Serbe dhe

Autoritetet në Prishtinë ia kanë ndaluar kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe shtatë peshkopëve tjerë, vizitën në Kosovë, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Sipas tij, përfaqësuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe është nisur në Kosovë për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.

“Në orën 1:30 pasdite, patriarku serb është dashur të kalojë pikën administrative të Merdares, për të shkuar në selinë shekullore të kryepeshpokëve dhe patriarkëve, mirëpo në momentin kur është dashur të kalojë pikën, ka ardhur ndalesa prej Prishtinës, me arsyetimin se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviç.

Ai ka thënë Zyra Ndërlidhëse e Beogradit, në përputhje me marrëveshjet dhe procedurat valide, e ka dërguar njoftimin për planet e vizitës në Pejë.

“Patriarku serb Porfirije, gjithmonë, në çdo rast dhe vend, bën thirrje për paqe dhe bashkëjetesë të serbëve dhe shqiptarëve në zonën e Kosovës dhe Metohisë. Fatkeqësisht, këto janë vlera dhe mesazhe që askush në Prishtinë nuk i kupton”, ka thënë mes tjerash Petkoviç.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje prej Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës nëse kërkesa është bërë në bazë të marrëveshjeve të kaluara dhe nëse është ndaluar hyrja e patriarkut Porfirije, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – prandaj dy vendet negociojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

REL

10 Komente

  1. G
    Gëzim

    Bravo Kosova

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pano

      Shumë mirë. Iu lumtë.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AG

        Nuk me duket me vend!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Shume mite ja u beri, fashistat e mutit nuk duhet te shkelin ne Kosove.

          Përgjigjjuni
          1. m
            milloshi

            Kosova jan myslyman te ardhur ,,,prandaj nuk i len prifterinjte ,,,

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drdania

              “Milosh” muti, mbeturin shkjau.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Se mos eshte shkeler ndonje marreveshje......

              Po tani?

              Përgjigjjuni
              1. A
                A T E I S T I

                Une nuk kam ndonje simpati per Albin Kurtin per shume arsye por , persa i perket "Asociacionit" , problemit te dinarit serb , per patentat dhe tani se fundi me keta gjarperinjte e kishes serbe , jam me te dyja duart ne mbeshtetje te plote me Albinin .

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamur Struga

                  I thoneKOSOVE qe cdo shkronje e saj,eshte e ujitur me gjakun e bijve dhe bijave me te mire te kombit tone.I thone KOSOVE qe rrenjet e saja ne damaret e vet,ka gjakun e derdhur ne shekuj ,per te qen vet Shqiptari ,zot i asaj toke.Ky amanet eshte percjellur brez pas brezi me zerat e femive,te nenava ,motrave,pleqeve dhe herojve .te atyre qe kokat e tyre nuk i kursyen,por i vuren ne themelet e kesaj Kalaje.I thone Kosove qe kuptohet se eshte Parajsa ,ku aty hyjn vetem njerez me qellime te mira,ata qe kane zemer njeriu ata qe falin dashuri dhe asesi ata te cilet ndezin zjarre.Per kobrat e zeza,Kosova nuk vend....Vendimi qe Republika e Kosoves nuk ka lejuar hyrjen e ketyre anakondave rusoserbe,eshte shum i drejt dhe nje akt ligjor bindes,se ligji Kushtetuta ,keshtu zbatohet.Kane perenduar qe nga 1999 enderra e kolonizatoreve,sivranitetin e kesaj toke te shtrenjte e mbrojne jo vetem ushtaret,policet por edhe herojt,deshmoret neper lapidare,kete armiqet rusoserb le ta kuptojne mire.Te lumte Republike e Kosoves per guximin vendosmerine qe e ke per te zbatuar ligjin ,Kushtetuten....Krenar i tere kombi me kete akt te drejte dhe ligjor....

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dy fashistët

                    Ky është fashist si dhe ai kolegu i tik rus që aktivisht mbështet agresionin rus kundër Ukrainës.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje