Hapet kriza mes Athinës dhe Shkupit pas betimit të presidentes së re

12 Maj 2024, 17:51Rajoni TEMA

Hapet kriza mes Athinës dhe Shkupit pas betimit të presidentes së

Ka nisur me qëndrime të forta kriza mes Athinës dhe Shkupit pas betimit të pushtetit të ri të VRMO-DPMNE. Ministria e Jashtme greke, ka protestuar zyrtarisht pasi presidentja e re ka hedhur poshtë marrëveshjen e Prespës.

Gjatë betimit të saj sot në Kuvend, dhe përkundër faktit se teksti zyrtar i betimit që i diktohej asaj i referohej vendit si "Maqedonia e Veriut", presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonja Silianovska-Davkova, zgjodhi për ta quajtur vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

1 Komente

  1. A
    Andrej

    Keshtu eshte kur ndryshon emrin, po leshove pe, se merr me dot mbrapsht.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje