Rohde: Kosova mund të hyjë në agjendën e KiE-së edhe në minutat e fundit

10 Maj 2024, 15:20Rajoni TEMA
Rohde: Kosova mund të hyjë në agjendën e KiE-së edhe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se agjenda e Këshillit të Evropës mund të ndryshohet në minutën e fundit, duke aluduar se votimi final i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare mund të hyjë në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave në KiE e cila pritet të mbahet më 16-17 maj.

Por, që një gjë e tillë të ndodhë Kosova sipas diplomatit gjerman duhet të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim.

“Agjenda për mbledhjen e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Por, sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste është anëtarësimi në KiE”, ka shkruar Rohde në platformën sociale, X.

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim –  kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës e ka quajtur “absurde” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që draft-statuti i Asocaicionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në KiE.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat s’i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, ka thënë Kurti.

4 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Do te kishte qen Mrekullia e uruar nga Zoti ,sikur te ndodhi verte: ne oren e fundit te 16-17 majit te 2024.Kete siharic kombi shqiptar e pret me padurim ,per te qen i barabarte mes te barabarteve ,te lire mes popujve te civilizuar,Jemi optimist dhe e mirepresim me padurim...

    Përgjigjjuni
    1. H
      HK

      Rohde luan me dardanet si une me kalamajte. Ne letrat te bukura une fsheh gurricka dhe ju them se jane karamele. Ata enderojne per karamele, njelloj si Flamuri.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Si mund te çoje Qeverria e Kosoves ne Gjykaten Kushtetuse te Kosoves nje dokument qe sipas qeverrise eshte shume i demshem per Kosoven!? Keta nderkombetaret jane shume interesante, e konsiderojne qeverrine E Kosoves nje hiç, qe e vetmja e drejte dhe detyre qe ka eshte te percjellin non paper-n e tyre ne Kushtetuse!!! Hajde Evrope hajde!!!! Hajde Shteti i te drejtes hajde! Hajde demokraci hajde! Keta e shkelin vete demokracine dhe shtetin ligjor per vendet e vogla, lozin me to!!!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Ndersa Flamuri thote: Republika e Kosoves nuk kerkon lemosh,por drejtesi.Kjo drejtesia Republikes se Kosoves i ka munguar nder shekuj.Arsyeja perse?sepse fqinjet tane jane lakmitar te tokave tona ,ata na kane uzurpuar kater here me shume se sa eshte Shteti ame,Atdheu i te gjithe shqiptareve.Pastaj ata kurr nuk i kane ndaluar synimet e tyre grabitqare qe neper mjet shantazheve ,kufizimeve abnormale ,ata e copetuan me gati nente mije hektare toke ,male ,burime livadhe,trungun e Kosoves martire.Edhe tani ka zera qe punojne kunder interesave kombetare,ata shiten per nje grusht leke,armiku afteson piemont rusoserb te mesojne gjuhen tone dhe te bejne lojen e ndyre ,duke perdorur emra shqiptar.Ne fund te dites,ne qe komentojme ,nuk kemi shkopin magjik per ti zgjedhur hallet e kombit tone,por te pakten te ndiem dhimbje,te jemi te indinjuar per ata qe e kane lapsin dhe barotin,mencurine aftesine ,per ti perfunduar problemet madhore ne menyre objektive.Kete kerkon kombi shqiptar.....por europa dhe politika e asaj jane orrospia.Nuk e kuptoj ,ku qendron motivi i disa kalemchijve kur i gezohen (njelloj si edi rama dhe plote kuislinge)kur armiku rusoserb po na pengon?keni dhimbje ju te mallkuar ,nuk keni pare lexuar per krimet qe i ka bere ushtria rusoserbe mbi pooullaten e pa mbrojtur ne Kosoven martite..?Turp per kalemchijt qe bejne punen e armikut dhe mbajne anen e armikut...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje