Paradoksi shqiptare në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dhe humbja e rolit të "kingmaker-it"

9 Maj 2024, 10:00Rajoni TEMA

Paradoksi shqiptare në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dhe

Nga Fatjona Mejdini

Ne zgjedhjet e djeshme parlamentare, dy blloqet e koalicioneve shqiptare arritet rezulatate e tyre me te mira historike, por ne konfiguracionin aktual te skenes politike maqedonase ata do te marrin shume pak.


"Fronti Demokratik" i drejtuar nga BDI arriti te jete subjekti me numrin e dyte me madh te mandatave ne keto zgjedhje, duke fituar 19 te tilla, renditur vetem pas VMRO-se me 58 mandate. Gjithsesi ky rezultat nuk e ndihmon BDI-ne, dhe pas pothuajse 20 vite ne pushtet duket se ka ardhur koha qe partia e madhe e shqiptareve ne Maqedonine e Veriut do te shkoj ne opozite.


Fituesi i zgjedhjeve, VMRO do te marr ne koalicionin e tyre bllokun opozitar shqiptare ne zgjedhje "Vlen" qe ndonese i fragmentizuar (me 4+1 kryetare) morri nje rezultat shume te mire zgjedhor, duke fituar me shume se 100,000 vita dhe marr 13 mandate. Gjithsesi ata nuk jane 'kingmaker' ne qeverine e re, por pritet ti bashkangjiten qeverise se re, si perfaqesues te komunitetit shqiptare.


VMRO e vetme morri 58 mandate, dhe se bashku me ZNAM (nje parti maqedonase fraksioniste e Social - Demokrateve) qe fitoj 6 mandate, mund te bejne lehtesisht nje shumice qeverise (64 mandate nga 120 qe ka Parlamenti maqedonas). ZNAM eshte 'kingmaker' i qeverise se re, blloqet shqiptare performuan shume mire, por pritet qe pesha dhe zeri i shqiptareve ne qeverine e re te jete ne kuotat me te ulta historike.

Paradoksi shqiptare në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dhe

Lini një Përgjigje