Presidenti i RMV pranon humbjen dhe uron kundërshtaren

8 Maj 2024, 23:27Rajoni TEMA
Presidenti i RMV pranon humbjen dhe uron kundërshtaren

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dalë në një konferencë për mediat ku ka pranuar humbjen përballë rivales së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova.

Në zgjedhjet e raundit të dytë të zhvilluara këtë të mërkurë, kandidatja e opozitës mori më shumë se dyfishi i Pendarovskit që kërkonte një mandat të dytë në krye të vendit. Sipas rezultateve të 76.77% të kutive të numëruara, Davkova ka 64.7% të votave ndërsa Pendarovski nuk ka shkuar më shumë se 29.31% të votave.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve Perndarovski pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën, por edhe VMRO-DPMNE-në për fitoren dhe u uroi punë të suksesshme. Këtë të mërkurë u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme ku sërish koalicioni i partive opozitare maqedonase mori një fitore të thellë.

2 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Iku dhe Maqedonia me Rusine.

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Po vendet sllave dhe ish komuniste kane akoma njerez qe shpresojne tek Rusia. Pse shkon larg kur ke ketu ne Shqiperi Saliun

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje