Albin Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

8 Maj 2024, 12:29Rajoni TEMA
Albin Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se Kosova është duke u përballur javët e fundit me “një kusht të ri, i cili nuk ka aspak të bëjë me anëtarësimin” në Këshillin e Evropës.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti.

Kosova aplikoi në vitin 2022 për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës dhe, muajin e kaluar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

KiE – lidere në Evropë për të drejtat e njeriut – mund të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.

6 Komente

  1. F
    Fener Zizi

    Tamam siç thote Vuçiçi, mos e prano se K@rin do hash, Politikan Idjot, po kush tepyet Ty o Mashtrues, mos fol ne Emer teKosoves se e shkaterrove ate. Ke gbetur disa Idjote dhe po i manipulon, edhe keta kerrnaçat po jetojne mire jashte kosoves dhe sju ha palla per kosoven veç terroj Albini ,se edheNanene shesin per Albin Spiunin.

    Përgjigjjuni
    1. H
      HamLETI i Pollogut

      Or fener pa vajguri. Kjo puna e lëshimit pe i gjason puthjes së dorës së një femre në takimin e parë. Sa më shumë liron brekushet, të trajtojnë mendjelehtë dhe përfundojnë me kërkesa pervesiteti. (Në) e kanë mendjen të na bëjnë pazar, si cdo herë në histori, do e bëjnë të veten, e jona mbetet të ruajmë dinjitetin. Pa Skënderbeun, nuk do ishim më arbnorë. Edhe ahere na pushtuan, por kujtesa e dinjitetit kombëtar na ringjalli.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Zgjedhjet lokale ne Kosove, treguan se Albini ka humbur mbeshtetjen e popullit, vetem mbahet me votat e emigranteve qe mbeshtesin Albinin, atyre nuk ju behet vone nese digjet perseri Kosova, ata nuk kane askend atje, po ashtu edhe Albini ja mbath ne Suedi sa te filloje lufta.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Malësor kosovar shqiptar

        Bravo Albin,, ti je i vetmi politikan shqiptar që mbron çështjen shqiptare,,,,Largpamës ,,i drejtë ,Atdhetar,,jo tradhëtar si Ramoviçi dhe Haqimi,,Pranimi i Asosacionit të komunave me shumicë serbe do të thotë Shtet brenda shtetit,,Pastaj këta langaraqët që të shajnë do ta shikojnë çfarë do kërkoj Serbia dhe ku do përfundojë Kosova,,

        Përgjigjjuni
        1. d
          drilon

          Nuk e kuptojme qendrimin kaq te duruar te BE me idjotin Kurti,hiqni forcat paqe ruajtese dhe mos u merni me me kete te cmendur sepse i del vet vendit per zot.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hamleti i Gostivarit

            ja kjo është kërkesa e tyre, por me "vullnetin tonë". Albini është "pavullneti ynë, por dinjiteti - një udhë më e gjatë nënshtrimi

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje