Lavrov flet me zyrtarët serbë: T’i rezistojmë përpjekjeve për shtrembërim të historisë në Ballkan

7 Maj 2024, 14:23Rajoni TEMA
Lavrov flet me zyrtarët serbë: T’i rezistojmë

Rusia përfshihet gjithmonë e më shumë në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zëshëm pozicionin e Serbisë dhe duke dalë kundër Kosovës.

Ndërveprimi mes dy vendeve është intensifikuar në prag të votimit final për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në OKB.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç.

Siç raportojnë mediat në Serbi, në fokus të diskutimeve ishte situata në Kosovë dhe zhvillimet ne Bosnjë dhe Hercegovinë. Siç thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e Ministrisë, palët kanë shprehur synimin për t’i rezistuar atyre që i quajnë “përpjekje dashakeqe” për të shtrembëruar ngjarje të caktuara historike në Ballkan.

Sipas deklaratës, Lavrov e ka cilësuar të papranueshme vendosjen e etiketimeve të politizuara mbi shtetet e popujt.

Kryediplomati rus dhe zyrtarët serbë ranë dakord mbi nevojën për t’u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat themelore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1031 dhe 1244. 

 

4 Komente

  1. H
    Hamleti

    Le ta lexojnë këtë ULTIMATUM KOTOLOGËT e Akdhamunisë së surroShkencave të Tiranës. Historia shqiptare shoqërore, politike, kulturore, gjuhësore, arkeologjike, etnologjike, antropologjike është ajo që dikton Moska dhe Biligradi. Kotologët na paralajmërojnë: mos groposni në historinë pellazgo - ilire-arbnore-shqiptare se na irritohen Moska e Biligradi.

    Përgjigjjuni
    1. F
      FlamurnStruga

      Verte ky i cmendur eshte serioz kur kerkon qe historia te lexohet dhe interpretohet ashtu sic thone faktet koke forta?kush nga shekulli i tete deri ne ate te 14 depertuan drejt ballkanit ,ku aty jetonin shqiptaret autokton,pasardhesit e te cileve jemi ne sot.Ne faqet e historise,gjindet emri i nje kronisti turk 1668)i cili thote se : kombi shqiptar ne shekullin 20-21 do te numeroj 45milione banor.Ne ne mbare boten jemi 13 milion nga ky numer nje perqindje jo e vogel ,edhe jane asimiluar.Por e keqja me e madhe eshte se : as kater vilajetet sot nuk jane nen nje ombrelle.Perse e tere kjo dhimbje?sa shqipetar nga pashalleku i beogradit nishit,Banjes te Sjarines ,p Tivarit Plaves,Gusise Toplices Camerise jane vrare jane debuar u eshte marr toka ,u eshte humbur identiteti sa e sa fshatrave te rrafshuara me toke..Per cfare historie do te foli ky mongoose i karpateve,akoma do mashtoj boten se sllavet jane viktima?ju jeni te forte me ushtri armatim,ju jeni shum te forte te zgjuar per te krijuar legjenda amnezi,ju jeni te pa shpirt ju jeni por cfare nuk jeni,vetem njerez me ndergjegje zemer shpirt nuk jeni.Folni per historine por ne faqet e asaj historie duhet te thoni se: eshte nje komb i cili ka derdhur shum gjak,ka dhen shume burra ,gra per te mbijetuar ,por melankoliket e karpateve ,nuk i len te qete.Bota duhet te vleresoj ,bota duhet keto ushujza te dezinfektohen,ngase keto paraqesin rrezik permanent per njerezimin.Kombi shqipetar,eshte per nje interpretim te nje historie e bazuar ne fakte...dhe nga aty ju duhet te drejtiheni drejt danubit peshkaqenet e turbullirave ne kete rrozull tokesor..

      Përgjigjjuni
      1. z
        zzz

        Rrofte RUSSIA,,,

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???

          Rusia te shkerdhefte gjithe femrat kurva te fisit serb!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje