“Kurti ndërhyn në politikën tonë”, Ali Ahmeti: Ndërhyrja dëmton shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

7 Maj 2024, 09:54Rajoni TEMA
“Kurti ndërhyn në politikën tonë”, Ali Ahmeti:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti deklaroi këtë të hënë se ndërhyrjet e Albin Kurtit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut nuk janë lëvizje të mira.

Deklarata e Ahmetit vjen pas lëvizjes së Kryeministrit të Kosovës që përçau shqiptarët në zgjedhjet Presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kreu I BDI-së u shpreh se Kosovës I intereson që të ketë miqësi me fqinjët ndërsa shtoi se për të Kosova do të jetë gjithnjë një pike e dobët.

“Sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme.

Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë.

Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni”, ka thënë  ai.


Ahmeti mori edhe shembullin e Shqipërisë duke thënë se Tirana Zyrtare ashtu si Maqedonia  e Veriut nuk ka ndërhyrë kurrë në skenën politike të Prishtinës Zyrtare.

“Unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë.

As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve.

Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, shtoi ai.

Ali Ahmeti bëri këto deklarata, ndërsa mori pjese këtë të hënë në nderimet për Luan Haradinaj, në 27 vjetorin e rënies së heroit të Kombit të Kosovës në memorialin e Gllogjanit.

6 Komente

  1. A
    ALI ameti dhe Edi Rama te thone te verteten...!

    Ju zoteri Ali dhe Zoteri Rama duhet ti bini ma drejt, te thoni te verteten hapur, ate qe te gjithe e dine dhe e thone per Kurtin maskare politik dhe VV vegel e krijuar nga UDB. E thoni oa medyshje, konsutohuni me USA, ata do tju mbeshtesin. Ma dem behet duke mos e thene, sepse shume votues te thjeshte te VV jane te genjuer nga oetku nacionalist i saj. E keni detyre ta thoni te verteten, ndryshe edhe ju boni i dem te madh ceshtjes shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkupi

      Ali Ahmeti eshte ne listen e zeze amerikane bashk me te birin. Pastaj, ne kohen e Ali Ahmetit ne Kishtetuten e Macedonis askind nuk permendet gjiha shqipe por aty shkruan “ Gjuha Mecodone dhe gjuha qe e flasin 20% te qyetarve tjere”. Tani cila na qenka gjiha Macedone, ajo e sllaveve? Ik o legen hajdute Ali se more ne qafe gjithe ate popull. Po aferat e kurdisura politike sipas te cilave u vrane dhe po dergjen. Ne burgjet e sllavomacedonve trimat patriot shqiptar? Ik o legen se more ne qafe gjithe shqipyaret aty. Sa per shqiptaret londinez, jeta aq dijne aq edhe flasin. Sundohen nga Janulla dhe 3 legenat, Berisha Meta Rrama, qe marrin dore te Janullatosi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Putin Gelboqja

        ti Shkupi je shki, kuptohet nga menyra si e shkruan gjuhen shqipe, ti nuk je shqiptar, je shki mik i serbit Kurti. Ali Ahmeti eshte personazh politik i nderuar nga USA, lista e zeze qe permend ti ka brenda vetem shiun Kurti!

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cari Dushko Kar i BDI

        Or ALI, në Shkup Kar Dushanin e sollën me "soglasnostin e Ali Bythës e Ramë Halesë.

        Përgjigjjuni
      3. G
        Gostivari i Xhemës dhe i Carrës

        Bastard! Kurti nuk na dëmton. E gjymtuar Shqipërinë Lindore, ju vasalë bijë vasalësh. U siguruat, betonuat pozitën minoritare të shqiptarëve shumicë. Belbëzues. Nga i morët familjarisht shumat shumëmilionëshe euro. Shitje pazari. Na e mbushët Shkupin dardan me shtatore shkiesh. Shqipja nuk figuron as mbi pakon e cigareve të prodhuara në FYROM - Shqipëri Lindore, as në rekomandimet e ilaceve - një informim shëndetësor, i konventruar në shovenizëm. Ende ua duron karakteri të krokoriseni se na bëtë namin. Grubi juaj priti në aeroport vrasësin e shqiptarëve të Lubotenit - vasalë antishqiptarë!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni USA

          Po dhe ti Ali nje kelysh Enverist je, pjellat e P.K.J Partis komuniste Jugosllave

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje