Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç priti paraditen e së mërkurës në një ceremoni zyrtare homologun kinez, Xi Jinping.
Në vizitën e tij në Beograd, pas tetë vitesh, presidenti kinez shoqërohet nga bashkëshortja Peng Liuen dhe një delegacion prej rreth 400 anëtarësh.
Xi Jinping tha se ishte “shumë i prekur” nga pritja.
“Jam shumë i prekur dhe i impresionuar nga pritja në Serbi, ne jemi dëshmitarë të miqësisë së sinqertë mes popujve serb dhe kinezë, të miqësisë së çelikut mes dy vendeve”, tha Xi në deklaratat e bëra në fillim të takimit me Vuçiç.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu në vendin tuaj të bukur dhe mik,” shtoi lideri kinez, i cili kujtoi vizitën e tij të parë në Beograd në qershor 2016, kur u vendos që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kinës të ngriheshin në një “partneritet strategjik”.
Një pyetje për ambasadën kineze: " Çfarë ka për Kinën komuniste, Serbia kapitaliste e ortodoksisë, gjenocideve dhe imperializmit teokratik sllavo-rus, më shumë se regjimi komunisto ateist i diktaturës së proletariatit të Enver Hoxhës, që kinezët njësoj stalinistë, tradhëtuan dhe lanë vetëm, duke u lidhur me imperializmin amerikan, në mes të luftës së ftohtë?! Shoh shumë oportunizëm dhe pragmatizëm matrapazësh, por e kam të vështirë të shoh seriozitet, koherencë dhe largpamësi tek diplomazia e jashtme e Kinës në raport me " aleatë" kaq periferikë, kaq të ndryshëm, kaq të parëndësishëm në skakierën globale, si Serbia dhe Hungaria. Ndofta Enver Hoxha si komunist, nuk e kishte gjithçka gabim në raport me Kinën dhe seriozitetin e saj...
"Me zjarr dhe me hekur, farkuan miqësinë Enver Hoxha Mao Ce Dun". Mao Ce Dun- it ne i thoshim Mba Për Cung :)
Qe i ka bere Serbia nje pritje te mire Xi jinpingut mire ka bere,se ai eshte udheheqes i nje shteti te madh,Kines,por çfare do ai ne Serbi. Kush eshte qellimi i vertete i kinezit,nuk dihet.