Rotacion në Maqedoninë e Veriut: Opozita fiton bindshëm zgjedhjet e dyfishta

8 Maj 2024, 23:28Rajoni TEMA

Rotacion në Maqedoninë e Veriut: Opozita fiton bindshëm zgjedhjet

Partia maqedonase, VMRO-DPMNE duket se ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nga rreth 80% e kutive të hapura, VMRO po udhëheq me 42.75% të votave. Në vend të dytë është renditur Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit me 14.42% të votave ndërsa në vend të tretë ka zbritur koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, LSDM që aktualisht është në pushtet, por që ka vetëm 14.67% të votave.

Koalicioni VLEN i partive opozitare shqiptare është i katërti me 11.38% të votave. Pas daljes së këtyre rezultateve LSDM në pushtet tha se do të pranonte verdiktin e popullit.

“Zgjedhjet ishin të ndershme dhe demokratike. Qytetarët thanë qartë zgjedhjen e tyre. Falënderojmë qytetarët që votuan në mënyrë të kulturuar dhe demokratike dhe institucionet për korrektësi dhe rend. Rezultati i sovranit do të pranohet”, – deklaroi zëdhënësja e LSDM-së. Ajo shigjetoi edhe BDI-në që bojkotoi zgjedhjet presidenciale. “Secila parti duhet t’i përgjigjet vetes dhe qytetarëve për veprimet e saj në zgjedhje”, – tha zëdhënësja Bogdanka Kuzeska.

Ndërsa në selinë e VMRO-DPMNE-së janë të bindur se do të marrin mbi 61 deputetë duke e bërë të vetëm qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me votat e shqiptarëve. Sipas një projeksioni paraprak (shih më poshtë) kjo forcë ka 59 deputetë. “Fronti Evropian” ka 19 deputetë ndërsa LSDM e ndjek me 18 deputetë dhe VLEN me 13 deputetë.   

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dalja në zgjedhjet parlamentare ishte 53.41%. Qytetarët votuan për 17 parti dhe koalicione të cilat garonin për deputetë të Parlamentit të ri prej 120 ulësesh.

VMRO DPMNE është duke fituar bindshëm edhe zgjedhjet për presidentin e ri. Sipas rezultateve të 84.18% të kutive të numëruara, kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska Davkova ka 64.84% të votave ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski i LSDM-së nuk ka shkuar më shumë se 29.29% të votave.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve Perndarovski pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën, por edhe VMRO-DPMNE-në për fitoren dhe u uroi punë të suksesshme.

Dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31%, që nënkupton se është arritur pragu i nevojshëm prej 40% që votimet të konsiderohen të suksesshme. Ra në sy që në zonat me popullsi shqiptare u bojkotua votimi për presidentin e vendit. VMRO DPMNE-ja tha pas daljes së rezultateve se “dështoi skenari i Bashkimit Demokratik për Integrim [BDI] për dështimin e zgjedhjeve presidenciale”.

Timço Musunski nga VMRO-ja tha “fituese e zgjedhjeve është VMRO DPMNE-ja ndërsa BDI-ja do të shkojë në opozitë”. Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, tha se procesi zgjedhor ka qenë demokratik dhe se fitues i zgjedhjes është Fronti Evropian që udhëhiqej nga BDI-ja.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 3480 vendvotime, ndërsa mbarëvajtja e tyre u monitorua nga 1300 vëzhgues vendorë dhe 860 të huaj. Këto ishin zgjedhjet e para të dyfishta që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut që nga vendosja e demokracisë në vitet ‘90.

5 Komente

  1. S
    Shkup

    Cdo kind ndrrohen pushtetet, ne Shqiperi Rama Meta e Berisha jane perandor. Tribalizmi primitiv politik i Tiranes zurtare.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sit back and relax !

      Merre me qetësi Shkupi. Këta që thua në AL. Praktikisht janë i njejti "brumë" por teorikisht përfaqësojnë 3 parti të ndryshme dhe për gati 20 vjet dy grupe të kundërta. Ju keni pas VMRO- DPMNE dhe kaluat tek Zaevski. Edhe këtu ishte Salehu (PD) erdhi Nano (PS) etj. Pastaj në 2008 erdhi përsëri Salehu dhe në 2013 këta që janë Pra 11 vjet Rama. Tani ajo që thua është të iki Rama e të vij përsëri Salehu!!! Gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Të tillë papjekuri politike keni ju aty në MK sidomos faktori Shqiptar i përçarë. Ju rrëzoni Gruevskin dhe para se të shkoni në EU nxirrni përsëri Gruevskin (në prapaskenë) Kështu që ta gëzoni. Në thelb Shqiptarët e AL janë më Europinan se MK etj. (Edhe pse me Reforma mbase jo aq). Sa për të "të ndriçuar" pak për hajdutat e AL. Ta (Ri) gëzoni Gruevskin!!

      Përgjigjjuni
    2. a
      ali ahmuti= tradhtar

      Iku nga pushteti kryetradhtari ish-spihuni i udb-se dhe sot I bia-s I cili preu ne bese shume trima dhe luftetare gjate luftes ne Kosove,Presheve dhe maqedoni bashke me Trimat e Kumanoves,plehra dhe tradhtari me i madh terbeshi apo gorani ali antiç ahmuti

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipo te percare

        Shqipot kudo qe jane ia bejne vetes jeten me te veshtire. Percarja e shqiptareve do beje qe ne Maqedoni shqipetaret do humbasin te drejtat qe mezi i kane fituar.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kursi i plepave

          Ore gazetaruc qe mire nuk dini te perktheni por as te lexoni jo. Po si ka mundesi qe vendi i dyte eshte me 14.42 perqind dhe vendi i trete me 14.67???????? Apo si gjithnje eshte lapsus,apo nuk e lexon njeri dhe s,ka problem.Mos eshte e kunderta ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje