Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, janë koordinuar për strategjitë për ta çuar përpara çështjen e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.
“SHBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun si rrugë për marrëdhënie paqësore dhe produktive”, shkroi O’Brien në platformën X.
Lajçak, në një postim tjetër, shkroi se në Uashington u diskutua rruga përpara në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.
“E rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së”, shkroi Lajçak.
Ndonjë detaj për strategjitë e përmendura nuk u bë i ditur.
Bashkësia ndërkmbëtare është duke i bërë trysni Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është arritur vitin e kaluar.
Kosova është nën presion për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia për ta njohur de facto Kosovën.
Ky asociacion është përmendur, ditëve të fundit, edhe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij nuk do ta pranojë një gjë të tillë.
Opozita e Kosoves ka frike nga vetja vet. Nuk don te implikohet ne krijimin e asosiacionit per serbet. Kurti duhet ta ftoje opoziten ne nje qeveri me baze te gjere, e te gjithe se bashku me unanimitet ta marrin nje vendim konkret. Ndryshe Kosova do shkon shpejt keq e ma keq.
Te mos ja kerkojme Kryeministrit Albin Kurti,por atyre te cilet dialogun e kane ne O zero numero.Si nuk kthjellohemi te perdorim koken se jane lajcaket,borellet ata te cilet me aeatet rusoserb,po e pengojne prosperitetin e Republikes se Kosoves,ata te cilet votojne qe edhe ne te jemi pjese e asaj ombrelle ku jane shtetet e europes te civilizuar.Perse nuk ju permbajten premtimit ashtu sic u votua ne KE ,cfare duan zuzaret hipokritet me shume nga populli heroik i Kosoves martire?Duhet te jemi te zemeruar dhe te ketkojme llogari nga ata qe nuk jane objektiv ndaj atyre qe na duan te jemi objekt aneksimi.Kryeministri eshte i pa lekundur kur eshte ne pyetje interesi i Republikes se Kosoves,prandaj te gjithe shqiptaret duhet te jemi mbeshtetes te Albin Kurti njeriu i idealit i lirise dovanitetit te kombit tone...
Këta u grinë duke koordinuar, ndërkohë Vuçiqi tall menderen dhe i përdor të dy.