KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet

10 Maj 2024, 13:42Rajoni TEMA
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i

Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tjera, do të kualifikohet për t’i pranuar pagesat nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, nëse i përmbush kushtet e kërkuara.

Por, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjen e Radios Evropa e Lirë (REL) nëse masat e tanishme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës do të vlejnë edhe për mjetet nga kjo paketë e veçantë financiare.

“Kosova, sikur edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, konsiderohet e kualifikuar për fondet nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet për pagesa”, tha Pisonero për REL.

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Autoritetet kosovare argumentojnë se i kanë plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e këtyre masave.

BE-ja është duke e shqyrtuar tani heqjen shkallëzore apo të menjëhershme të këtyre masave. Për këtë pritet një raport i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Ndërkohë, në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që u miratua zyrtarisht së fundmi për Ballkanin, Pisonero e ka përsëritur se, për Kosovën dhe Serbinë, parakusht për të përfituar pagesa nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

“Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh për gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor paraqet një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për t’ië forcuar kushtet socio-ekonomike. Po ashtu, ai parasheh edhe qasje progresive në tregun unik të BE-së, me kusht që të arrihet përparim edhe në tregun e përbashkët rajonal dhe mekanizmat për reforma intensive” shtoi ajo.

Ajo nënvizoi se Plani i Rritjes nuk është alternativë për procesin e zgjerimit në BE-së, “por është një ofertë, e cila do ta ndihmojë dhe përshpejtojë këtë proces”.

Pisonero ka përsëritur se janë disa kushte të rrepta që do të kërkohen nga vendet e rajonit për të siguruar pagesat nga kjo paketë.

“Pagesat nga paketa e rritjes do t’iu nënshtrohen kushteve strikte. Kjo nënkupton edhe reformat në fushat kryesore edhe ato socio-ekonomike. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, ka një parakusht të përgjithshëm që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve të tyre përkatëse, që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin e zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, nënvizoi ajo.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Pisonero u bëri jehonë deklaratave të vazhdueshme të zyrtarëve të BE-së se zbatimi i këtyre marrëveshjeve është thelbësor në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së, pasi i cilëson ato si detyrim për të dyja palët.

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Mesazhi i Amerikes dhe Europes eshte i qarte, nuk ka projekte financimi per sa kohe eshte Albin Kurti ne Kosove. Kete mesazh po jep Presidentja Vjosa Osmani, e cila po pergatit shkeputjen nga aleance ne zgjedhje me Albin Kurtin. Albini do behet cdo lloj makinacioni per ta ndalur nga nje mandat tjeter qeverises. Nqse Kosovaret duan te katandisen si Palestina, le ta votojne perseri. Rezultatet e zgjedhjeve lokale ne Kosove, treguan qe Albini ka humbur mbeshtetjen e brendshme, mbahet vetem me votat e emigranteve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkencetari.

      Eshte nje teori konspiracioni qe spjegon sjelljen e Kurtit dhe te mbeshtetesve te tij. Sipas kesaj teorie aljenet ne Kosove kane leshuar nje gas pa shije dhe pa emer, qe shkakton "ndryshime" themelore ne ndjenjen rracore. Qellimi eshte te studjojne se si nje rrace nen efektin e ketij gazi mendon per vehte dhe per te tjeret, mbas infektimit. Qellimi i eksperimentit eshte se aljenet po pergatiten ta nderrojne rracen njerezore, me nje race qe i ngjan majmuneve, sepse rraca njerezore paraqet rrezik per gjithesine. Rezultatet e deritanishme jane shume skandaloze per rracen njerezore dhe shume premtuese per aljenet. Si rezultat i dozave te "vogla" qe aljenet u kane inxheksuar nepermjet ajrit popullsise se Kosoves, ata gradualisht po ndihen rrace tjeter qe lidhet me origjinen e gazit qe eshte marre ne nje ambjent bosh dhe pa shije. Kjo popullsi eshte ne garre per tu quajtur rraca me e re ne toke dhe qe i ka ngelur nga iliret vetem emri. Eshte pikerisht qe ata duke shtuar dozen, shikojne qe dardanet po nderojne edhe emrin e identifikimit te tyre rracor. Ky zbulim nga ky eksperiment eshte jo aq i rendesishem sa zbulimi tjeter. Kjo rrace e re e ndjen vehten superiore dhe nuk pjerth jo vetem per amerikenet dhe evropianet por as per shqiptaret nga te cilet ata kane origjinen. Dozat e shtuara qe i kane dhene Kurtit ka bere qe Kurti vec ketyre ndjenjave ka fituar edhe cilesi udheheqesi. Ai mendon se jo vetem eshte me i zgjuar se Bajdeni apo Makroni, por eshte edhe me i forte se Vuciqi. Ashtu nen psikozen qe shkakton eksperimenti, Kurti mendon qe te perzere NATO nga Kosova dhe ti futet Serbise me tanke dhe ta beje cope-cope. Ketu aljenet jane ne medyshje ne se eshte ne te miren e tyre per ekzistencen e nje rrace te tille qe jo vetem nuk kupton nga vjen por nuk kupton dhe ku shkon. Keto dite aljenet kane nje mbledhje dhe do vendosin ne se kesaj rrace te vazhdojne ti inxheksojne me tej gas aljeni apo ti fusin ndonje gas tjeter qe Kurtit ti nderojne DNA-ne.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje