Vuçiç bisedë telefonike me kancelarin gjerman: Prishtina po shmang detyrimet, Serbia pro paqes

13 Maj 2024, 11:03Rajoni TEMA
Vuçiç bisedë telefonike me kancelarin gjerman: Prishtina po

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz për situatën në Kosovë.

Vuçiç është shprehur se Serbia ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se fokusi kryesor mbetet rruga europiane dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Më tej ai ka shtuar se serbët në Kosovë, po përballen me arrogancën e qeverisë së Kurtit.

“Kancelarin Scholz e informova për situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara”, tha Vuçiç.

Gjermania, së bashku me shtetet e tjera në BE, por edhe Shtetet e Bashkuara, vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti më 8 maj.


Kosova dhe Serbia po ashtu arritën një marrëveshje vitin e kaluar në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Megjithatë, BE-ja, si ndërmjetëse e dialogut, ka thënë se palët nuk kanë nisur zbatimin e marrëveshjes dhe as të Aneksit për zbatimin e tij.

Marrëveshja prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Vuçiq, gjatë bisedës me Scholz po ashtu i ka kërkuar Gjermanisë mbështetje në rrugën e integrimit evropian.

“E ritheksova se Serbia vazhdimisht avokon për intensifikimin e aktiviteteve diplomatike në kontekstin e të gjitha konflikteve aktuale dhe çështjeve të hapura që rëndojnë Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjë që e ka demonstruar gjithmonë në të gjitha forumet dhe iniciativat”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

 

3 Komente

  1. G
    Genti

    Po çfar pro paqes….po kriminelët e Banjskës jan rrugëve të serbis gati të risulen.

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Europa ne vend qe te mbaje fjalen per hetimin e masakres se Banjskes, degjon dokrrat e Vucicit si faktor per stabilitetin ne Ballkan, kur nderkohe eshte pikerisht ky qe tensionon situaten dhe kercenon Kosoven. Eshte Serbia e udhehequr nga Vucic qe organizoi barrikadat, bojkotin e zyrtareve lokale serbe, grevat e dhunshme, agresionin ne Banjske... Asosacioni duhet te behet ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe vetem pasi Serbia te njohe Kosoven. Komuniteti serb ne Kosove zoteron me shume te drejta se komunitetet e tjera , perfshi edhe ate shqiptar. Europa duhet te ushtroje presion mbi Serbine per kthimin e eshtrave te te vrareve prej saj te varrosur ne varreza masive, te zhdemtoje banesat e djegura prej saj, te mbaje pergjegjesi per krimet e luftes ne Kosove, te heqe dore nga presionet e vazhdueshme mbi Kosoven.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK-ut

        Te mbrohet Vuçic në media shqiptare dhe të sulmohet qeveria e Kosovës!! Se kuptoj është kulmi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje