“Kur mundet Mosadi, pse jo ne?!”, Vulin kërcënon Kurtin me fatin e Ajatollahut, Sveçla: Serbia kërkon destabilizim, por nuk na tremb

4 Mars 2026, 12:16Rajoni TEMA
“Kur mundet Mosadi, pse jo ne?!”, Vulin kërcënon Kurtin me

Ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës Serbe, Aleksandar Vulin, ka bërë një deklaratë kërcënuese kundrejt Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke bërë analogji me eliminimin e Ajatollahut Ali Khamenei nga Izraeli.

“Do t’u kërkoja shërbimeve tona të hartonin një plan të qartë. Si do t’i trajtojmë individët, me emër dhe mbiemër, të cilët janë bartës të politikës anti-serbe? Pastaj, ta mendojnë ata se çfarë mund t’u ndodhë”, tha Vulin në një intervistë në një televizion serb.

“Nëse Izraeli mundet, Mossadi, pse nuk mundemi ne? E kemi bërë këtë edhe më parë. Ne e dimë sesi bëhen këto punë. Neve askush nuk na e ka frikën. Kurti nuk e ka problem që të aktrojë ndonjë marrëveshje dhe nuk e ka frikën që do të ketë pasoja për këtë. Nuk ka frikë që mund t’i ndodhë ndonjë gjë atij. Ashtu edhe njerëzve të tij”.

Pas deklaratë së Vulin, person i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. “Është e papranueshme dhe thellësisht kërcënuese. Të importosh analogji nga një konflikt me dinamikë lufte të hapur, kërcënime të armatosura dhe operacione të shpallura kundër aktorëve të konsideruar armiq, dhe t’i aplikosh ato në raport me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nënkupton normalizimin e logjikës së operacioneve sekrete si mjet kërcënimi dhe destabilizimi të drejtpërdrejtë në Ballkan”, tha Sveçla.

“Është e njohur se Aleksandar Vulin ka pasur marrëdhënie të ngushta politike e institucionale me Rusinë, përfshirë struktura të inteligjencës, si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për shkak të aktivitetit të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur në listën e sanksioneve, duke përmendur ndër të tjera lidhje dhe bashkëpunim me aktorë rusë të inteligjencës. Historia jonë e afërt dëshmon se strukturat e inteligjencës serbe kanë qenë të përfshira në vrasjen e veprimtarëve të shquar politikë shqiptarë, si Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Prandaj, kur Vulin deklaron se inteligjenca serbe “di ta bëjë këtë”, ai i referohet një precedenti të rrezikshëm. Mbetet i papranueshëm tolerimi i gjuhës kërcënuese dhe i aspiratave për veprime të dhunshme apo cenim të sovranitetit të vendeve të tjera”.

Sveçla shtoi se rasti i dy shtetasve bjellorusë dhe një shtetasi rus, të cilët pasi fillimisht kishin qëndruar në Serbi, hynë ilegalisht në Kosovë të kamufluar, shkon për shtat me retorikën e Vulin. “Kjo deklaratë përbën një precedent të rrezikshëm dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të saj, z. Albin Kurti. Përveç lidhjeve të dokumentuara me Rusinë, Vulin njihet gjerësisht si zë artikulues i qëndrimeve të Presidentit Aleksandar Vuçiç. Institucionet e Republikës së Kosovës, në nivel të lartë profesionalizmi, po e përmbushin mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor. Ato janë të gatshme të përballen me çdo lloj kërcënimi në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, ne si bartës të institucioneve nuk zbrapsemi përballë këtyre kërcënimeve dhe do të vazhdojmë rrugën tonë drejt forcimit të Republikës sonë të pavarur dhe sovrane. Përpjekjet e Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit duhet të kenë vëmendjen e plotë të faktorëve relevantë ndërkombëtarë. E as Vulin, as Vuçiç, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin”, tha ai.

Vulin ka mbajtur postin e zv.kryeministrit të Serbisë në periudhën 2024-2025, ndërsa ka shërbyer si shef i inteligjencës serbe, BIA, nga dhjetori 2022 deri në nëntor 2023. 

23 Komente

  1. 1
    1

    Albini dhe vulpine duken si. Vllazen lol.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti ka destabilizue dardanet pre 2021

      Ata jan per nji mend vllazen me nji babe.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Qeni qe leh,nuk te ha

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Kosoven do ta njohi serbia nga halli dhe pas njohjes me referendum do bashkohet me Shqiperine Nuk ka rruge tjeter Ne ,shqiptaret do jemi shtet me potencial ne Evrope: do kemi det,minerale, fuqi punetore dhe do influencojme ne nivelin ballkanik Tani nevShqiperi dhe Kosove vec e vec as drejtesi nuk ben dot se dalim te gjithe kusherinj

          Përgjigjjuni
          1. E
            E drejta

            Dhe pastaj u zgjove…….. Paske pare goxha ender

            Përgjigjjuni
        2. 6
          66

          Një tjetër Muli Noka , në krye të " inteligjencës" serbe. Janë momentet totale të degjenerimit dhe humbjes të çdo aftësie shtetformuese kur në krye të përfaqësimit dhe institucioneve kyçe, vendos elementë si Muli ynë, Pabuksi i Tropojës, Vulin serb apo Bejleri "grek". Edhe armiqtë nuk do arrin të bënin më mirë se budallallëku i ballkanasve me vetveten.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            I semure psiqik.

            Përgjigjjuni
          2. v
            vezhguesi

            Po kur mundeshkan serbet perse nuk munden kosovaret qe te eleminojne kete katunarin e Serbise? Ky debili harron se kur vrisnin patriotet shqiptare ishte koha e Jugosllavise, te perkedhelures se perendimit. Sot kane ndryshuar situatat dhe Serbise i shkon mbas avazit vetem Rusia.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Media kurva

              Mesazhet qe kane te bejne me "udheheqesin e pagabueshem", si gjithnje ju nuk i publikoni se keshtu mendoni se e mbroni... mjerane....

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergji

                Dashuria e madhe e vucic e vulin per edvin DHE anasjelltas e dhane efektin.... Ku pjerdh albin per vulin e edvin sa te kete voten dhe besimin e POPULLIT te Kosoves dhe shumeeeee me gjere!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kosova asht gjys shtet i falimentum

                  Populli dardan eshte shumica i turbulluemte VV keq nga dashuria e pafund per Serbin. Kurti kur krijoi LVV e kishte per te drejten e dardaneve per tu kthye nen Serbi.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pollogu

                    ËNDërr e hidhur. Prit gomar të dalë barri dhe kur mbiu barri plasi gomari nga inati se ëndërra mbeti ankth

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kosova,histori suksesi pa korrupsion,mafia,krimine

                      Hahaha sa inaté ju vjen se bashkpuntori i edvin sionistit,vuçicit,nuk po ka sukses né asnjé fushé kundér Kosovés ku shteti i saj drejtohet nga Intelektualé fort té zgjuar me mentalitet perendimor té verteté,te pa’korruptuar si ky marioneta e sionizmit edvini,me dinjitet té larté té cilét e kané forcuar ushtriné né max,zhvillojné zgjedhje té drejta si né Scandinavi,nuk e deformojné vullnetin qytetar si né Shqipri si edvini,iliri,saliu etj,nuk pérfliten pér mega’skandale me vjedhje dhjetra’miliarda dollaré,kané shoqéri me kulturé té larté demokratike me mentalitet Scandinav qé nuk tentojné té krijojné konflikte,tensione qytetare,por sillen si qytetaré scandinavé dhe jo si grupe mafioze terr…. vlonjato-durrsako-jugoro-tradhtare qé po e terrorizojné shoqériné shqiptare pér mbi 35 vite,ia keni sjellé né maje té hundés aqsa po e detyroni té largohet sidomos me qeverisjen barbaro-rracisto-mafiozo-satanisto-sioniste té 13 viteve té fundit

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shvejku...

                        Kruaje me sionistet kruaje dhe do ta shikosh mire suksesin e Kosoves pastaj.

                        Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tironsi

                    Serbia nuk,,,e rruan,,,,shume eshte ne pritje se shpejti ne Kosove do te jene ne shumice anti-amerikanet islamiket e Muhamedit....dhe ajo dite do te jete edhe fundi i shqiptareve ne Kosove....prej asaj dite arkivohet edhe ceshtja 100 vjecare e Kosoves....

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RKS

                      Sa bastardi kish lind ne parajsen e Xhaxhit.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kosova éshté Zvicerr krahasuar me Shqipriné sionis

                        Jané dobiçe srb,greké,italioné,jaudinjsh kshuqé mos u çudit.Nuk ndodh rastésisht qé né Shqipéri qé 36 vite,kurré nuk ka patur asnjéheré té vetme zgjedhje té pa’manipulueshme,té pa’kontestueshme,pa ndikuar né to mafia dhe krimi,pa vrasje,konflikte dhe problème ku shteti ktu,drejtohet nga mafia nderkombtare sioniste por dhe vendore,ku shoqéria éshté e degraduar,degjeneruar e kapluar nga veset mé té ulta té njerzimit e cila i éshté dorzuar komplet njé kaste-tradhtarésh-sionistésh-mafioze,ku dinjiteti,morali,integriteti haset shumé rrallé né shoqeri,ku degjenerimi,perversiteti,servilizmi dhe nénshtrimi ndaj mafiozéve-satanistéve-kriminelave-hajdutve éshté evident gjithandej,ku dembelizmi,pasurimi i shpejté nga trafiqet,vjedhjet,mashtrimet haset gjithandej,ku prurjet mé té medha té ekonomise sé kriminalizuar jané trafiqet e drogés interkontinentale,pastrimi i parave dhe call centerat mashtruese hajdute té cilat pastrohen né kulla dhe beton ku populli nuk perfiton asgje nga ato para,etj,etj,etj duhen pér té shkruar njé javé pér llumin né shqipéri té kryesuar nga tradhtari-mafioz-sionist-kriminel-pérvers-drogaxhi edvin vuçiç ramutoviçi njé skizofren me « ndérgjegje » té shfrenuar qé ka si model epsteinin

                        Përgjigjjuni
                      2. V
                        Veton Suroi

                        Ke te drejt o Tironsi.

                        Përgjigjjuni
                        1. « Tironsi » nga vlora,tepelena,gjirokastra,lushnja

                          O « tirons » ngjizje sigurimso-evgjité jugse

                          Përgjigjjuni
                        2. C
                          Castriotas

                          Ti tirons gjoja je thjeshte nje jugor jugoenverist dhe ka gjasa te mos shqiptar! Ju mezi prisni te vdese Kosova e te sundoni perjetesisht mbi veriun ketu, qe ju duket pak dhe i dobet! Por i ke bere apo ti kane bere llogarite gabim!

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nik

                            Si lejohen fekale të ashtuquajur "tiranasi" të ndotin mjedisin mediatik Shqipta! Fekalet hidhini në hale ju të Temës, mos i lejoni të rrjedhin këtu! U kundërmua mjedisi nga fekal "tiranasi"!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Paska dalur ky surrat cita e serbise.

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                pollogu

                                TIRONS, të punon truri si bytha e na qelbe

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje