“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

3 Mars 2026, 08:20Rajoni TEMA
“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, i tha mediave ukrainase se procesi i hartimit të rregullave të reja për pranimin e shteteve kandidate në BE është në fazën e tij përfundimtare.

“KE është në fazën përfundimtare të përgatitjes së metodologjisë së ndryshuar. Do të paraqesim opsionet, skenarët e mundshëm dhe më pas do të diskutojmë me shtetet anëtare se çfarë mund të bëjmë. Ndoshta do të ketë një fazë tjetër që do t’i paraprijë pranimit të plotë. Do të shohim se si do të vazhdojë ky diskutim me shtetet anëtare”.

Kos ka veçuar Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë si shtete në pararojë të zgjerimit.

“Sipas mendimit tim personal, kemi, siç them gjithmonë, katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit, të cilat janë Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia. Mali i Zi dhe Shqipëria janë shumë më përpara me reformat sesa Ukraina dhe Moldavia për momentin. Por, nëse krahasojmë Ukrainën dhe Moldavinë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ato po ecin mirë në kryerjen e këtyre reformave”.

Duke iu referuar kërkesave ndaj shteteve kandidate, Kos tha se Ukraina dhe të tjerët duhet të respektojnë balancën e pushteteve.

3 Komente

  1. F
    Furça nga ndërkombëtarët

    Shqipëria pararojë e reformave? Ou! Kur korrupsioni është galopant dhe kapilar, dhe pushteti kërkon të mbrojë veten me imunitet nga drejtësia quhet pararojë? Kjo nuk quhet pararojë dhe balancë pushtetesh, por thjesht "më rruani leshtë" se kam imunitet dhe karta e integrimit ishte thjesht propagandë.

    Përgjigjjuni
    1. e
      europa ndryshe

      Pershesh me Kosin e gjeopolitikes.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Ganiu

        Ore pararojë qenkan kto kater vende në mes dhe në fund të klasifikimit kush jane

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje